

Peqin, 22 mars 2025 – Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed” pas një hetimi disamujor me metoda proaktive.
Në kuadër të këtij operacioni, janë zbardhur 8 vjedhje në banesa të pa banuara në Peqin, të ndodhura përgjatë dy viteve. Si rezultat i hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, elektrike, orendi shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, bizhuteri dhe municion luftarak.
Policia ka vënë në pranga dy autorë të dyshuar, shtetasit A. C., 38 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dhe I. S., 48 vjeç. Po ashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas: A. Q., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka transportuar sendet e vjedhura, dhe K. B., 65 vjeçe, që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient për grumbullimin e sendeve të vjedhura.
Në kërkim është shpallur shtetasi B. H., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet që autorët përdornin për vjedhjet.
Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd