Magazinë
Transmetuar më 22-03-2025, 14:10

Lezhë, 22 mars 2025 – Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në fshatin Gajush të Lezhës.

Sipas informacioneve të para, banesa është në pronësi të shtetasit Pjetër Gjonaj dhe është djegur pjesërisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit