Transmetuar më 22-03-2025, 13:15

Pas fitores së çmuar ndaj Islandës, me promovimin në Ligën B të “Nations League” në horizont, Amir Rrahmani ka dhënë disa deklarata, që në fillim dukeshin se zbuluan disa presione të marra nga Napoli për të mos luajtur në kombëtare. Fjalë që vetë kapiteni dardan i ka sqaruar shpejt në profilin e tij në Instagram, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një përkthim dhe interpretim të gabuar të intervistës së tij pas ndeshjes.

"Kuptimi i fjalës presion varet nga konteksti dhe gjuha, – shkroi mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i kombëtares kosovare, duke e korigjuar sqarimin. – Në këtë rast, në italisht kuptimi i duhur do të ishte ‘shqetësim’. Shqetësimi ka të bëjë me faktin se katër ditë më parë dola nga fusha e lojës për një problem fizik, – vazhdoi Rrahmani. – Në konsultim me mjekët e Napolit dhe Kosovës vendosëm që mund të luaja dhe ia vlejti, sepse fituam. Gjithmonë i gatshëm për Kosovën dhe Napolin".

Po cila ishte deklarata e Rrahmanit, që u keqkuptua dhe pastaj vetë përdori rrjetet sociale për t’u shpjeguar qartëssisht? Ishte pikërisht kjo, e bërë direkt pas fitores ndaj Islandës në Prishtinë: "Kam pasur shumë dyshime nëse mund të luaja apo jo, sepse dola nga ndeshja e fundit me disa probleme, katër ditë më parë. Pata edhe pak presion nga klubi për të mos luajtur, por vendosa të dal në fushë dhe ia vlejti".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit