Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 11:40

Thiago Motta nuk e ndryshoi stilin e tij as në momentin e lamtumirës nga Juventusi, duke preferuar një deklaratë për ANSA si përmbyllje e eksperiencës bardhezi, pas shkarkimit të tij të djeshëm.

"Kam kaluar momente intensive, të cilat i kam përballuar gjithmonë me maksimumin e përkushtimit dhe vullnetit për t’u përmirësuar çdo ditë", – tha italo-braziliani me stilin e tij të ftohtë dhe dukshëm të distancuar, që e karakterizoi gjatë gjithë aventurës te “Zonja e Vjetër”.

Sikurse është zakon në këto raste ndarjeje, pavarësisht thashethemeve për raporte të tensionuara me drejtuesit dhe lojtarët, Motta ka pasur fjalë diplomatike: "Falënderoj pronarët për mundësinë që më dhanë të bëhem pjesë e këtij klubi të madh, drejtuesit dhe të gjithë personat e klubit që më mbështetën gjatë punës time ditore.

Falënderoj lojtarët për punën dhe angazhimin që treguan nga dita e parë. Iu uroj tifozëve dhe Juventusit më të mirën për të ardhmen", – tha ish-trajneri tashmë i gjigantëve torinezë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit