

Tiranë, 2025 – Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan brutalisht Klea Prengën në gusht të vitit 2024 në një lokal në kryeqytet.
Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën, dënim që në rast të gjykimit të shkurtuar mund të reduktohet në 2 vite. Ndërkohë, për Antonela Berishën është kërkuar 3 vite shërbim prove, që nëse aplikohet gjykimi i shkurtuar, do të ulet në 2 vite.
Motrat Berisha u dorëzuan në polici në tetor të vitit 2024, pas disa muajsh në arrati. Ato akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd