Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 21:00

Pronari dhe dy punonjësit e restorantit janë arrestuar me akuzën për vrasje nga pakujdesia – Sot u morën në pyetje dhe u lanë të lirë deri në zhvillimin e gjyqit

Athinë – Një video tronditëse është publikuar, e cila tregon momentin kur dy punonjës të rinj të një restoranti në zonën e Omonias në Athinë, nxjerrin jashtë trupin e pajetë të një burri të pastrehë 57-vjeçar, dhe e lënë në mes të trotuarit, në mes të ditës.

Sipas informacionit nga in.gr, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë burrin që futet i vetëm në restorant dhe më pas dy punonjësit, dy emigrantë nga Siria, 23 dhe 21 vjeç e nxjerrin atë të pajetë jashtë.

Ai kishte një plagë në kokë, e cila i ishte shkaktuar nga një rënie në shkallët që të çojnë në bodrum, ku gjendet tualeti i lokalit.

Pas pak minutash, dy të rinjtë e nxjerrin trupin jashtë dhe e lënë në trotuar. Menjëherë më pas, një punonjës tjetër pastroi zonën me ujë dhe zbardhues.

Sipas asaj që deklaruan fillimisht punonjësit e restorantit, ata e gjetën burrin jashtë lokalit. Megjithatë, kur u ballafaquan me pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ata pranuan se ai kishte hyrë në lokal dhe kishte shkuar në tualet. Aty ai kishte rrëshqitur dhe goditur kokën, duke humbur ndjenjat.

Pronari, pasi u njoftua për ngjarjen, i urdhëroi punonjësit që ta nxirrnin trupin jashtë, në vend që të njoftonin ndihmën e shpejtë.

Pavarësisht se kamerat nuk mbulojnë pjesën e shkallëve që të çojnë në tualet, veprimet e mëpasshme janë të qarta dhe tronditëse. Viktima nuk mori ndihmën e nevojshme dhe u la në rrugë.

Autoritetet arrestuan pronarin dhe dy punonjësit për vrasje nga pakujdesia. Ata u morën në pyetje nga policia dhe u lanë të lirë deri në zhvillimin e gjyqit, ndërsa restoranti është mbyllur përkohësisht. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit