Magazinë
Transmetuar më 22-03-2025, 20:30

Eftuar në “Big Brother Radio” ka qenë Tefta Radi, ikona e ekranit shqiptar e cila të martën në Big Brother VIP realizoi një surprizë të veçantë për një nga banoret e shtëpisë më të famshme; mbesës së saj, Rozana Radi. Nëpërmjet një lidhje telefonike me Elona Duron nga Vlora u shpreh se:

Në fakt jam lumturuar, faleminderit produksionit që ma dha mundësinë sepse do të isha larguar me një boshllëk të madh pa takuar Rozin. E kam si vajzën time, e dua shumë, është rritur para syve të mi sepse kemi qenë një familje e madhe me shumë dashuri dhe harmoni.

Që fëmijë e jashtëzakonshme, me shumë intelekt. Rozana ka emrin e gjyshes. Rozi është vetvetja si në temperament, si në karakter, në guxim dhe kurajo. Në gjithçka që ajo ka, provon të sfidojë me gjithçka që ia ofron jeta me egon pozitive.

A mendon Tefta Radi se me të gjitha këto cilësi që e karakterizojnë, Rozanën do ta bëjnë fituese të këtij edicioni?

Unë shpresoj dhe besoj sepse Rozi ka karakterin e babait të saj, ka shumë kurajo, intelekt, di të luajë fort dhe unë ia uroj me shpirt dhe me zemër.

Çfarë këshille do të kishte dëshirë që Tefta t’i jepte Rozanës nëse do t’i lejohej edhe ndonjë informacion nga jashtë?

Do t’i thoja Rozit që kujto fjalët e nanës, të jetë vetvetja dhe luaj fort për të arritur atë për të cilën ke hyrë aty brenda, fitoren dhe do t’i thoja të fitonte brenda një etike sepse loja me të vërtetë është e egër por duhet ruajtur një farë etike. Rozi është një talent në shumë fusha, imiton, rrëfen, këndon, shkruan shumë bukur. Bën diferencën pa dashur të lëndoj dikë. Rozi është një vajzë e mrekullueshme dhe di të bëjë gjithçka.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit