Transmetuar më 24-03-2025, 14:35

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi se Kina dhe ShBA-ja duhet ta zgjidhin problemin e çekuilibrit tregtar duke zgjeruar bashkëpunimin dhe duke krijuar më shumë përfitime të ndërsjella, dhe vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar sfidat ekonomike.

Gjatë një takimi të dielën me senatorin amerikan Steve Daines dhe udhëheqës të biznesit amerikan që morën pjesë në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2025 në Pekin, Li tha se marrëdhëniet kino-amerikane kanë arritur një pikë kyçe.

Ai vuri në dukje se historia ka provuar që të dyja vendet përfitojnë nga bashkëpunimi e humbasin nga kundërvënia dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit dhe bashkëpunimin për përfitime të ndërsjella.

Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje gjithashtu që bashkëpunimi ekonomik e tregtar është themel i marrëdhënieve Kina-ShBA dhe se përparimi e ndjeshëm gjatë dekadave të fundit është arritur falë përpjekjeve të përbashkëta.

Përfaqësuesit e biznesit amerikan e vlerësuan transformimin e madh të Kinës gjatë dekadave të fundit. Ata shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e Kinës dhe gatishmërinë për të shtuar investimet, për të forcuar dialogun e bashkëpunimin dhe për të kontribuuar në arritjen e përfitimeve të ndërsjella, për zgjerimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit