Transmetuar më 21-03-2025, 16:58

Aldo ka kritikuar ditën e sotme Rozanën dhe Jozin se pse qëndrojnë bashkë pas gjithë atyre fjalëve të rënda që i kanë thënë njëri-tjetrit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Fillimisht Aldo debatoi me Rozanën dhe këtu ndërhyri Jozi, duke i thënë se nuk ka nevojë që të flasë për të.

“Afër finales njerëzit tregojnë karakter, jo me e lëshuar karakterin komplet, me e lëshuar nga frynë era. Sa më afër finales sa më stoik ndaj karakterit tënd”, iu drejtua Aldo banorëve.

Më pas banori i thotë Jozit se ai nuk ka ardhur me luajtur me ndjenjat e vajzave dhe Jozi iu përgjigj duke i thënë se ‘ti po luan aktualisht’.

“Ti je i pabesë dhe me mua. Ti ke shkuar duke i bërë komplimente Loredanës në lidhje me mua”, i tha Jozi-Aldos.

Pjesë nga debati:

Aldo: Afër finales njerëzit tregojnë karakter, jo me e lëshuar karakterin komplet, me e lëshuar nga frynë era. Sa më afër finales sa më stoik ndaj karakterit tënd.

Kelly: Kanë frikë

Rizarta: Karakterin o e kanë që nga dita e parë ose nuk e kanë fare

Jozi: Karakterin që nga dita e parë e kemi patur.

Aldo: E shoh

Jozi: Ti ça ke treguar?

Aldo: Nuk kam treguar me ardhe me luajtur me ndjenjat, me lënë atë vajzën dhe shkon tek ajo tjetra

Jozi: Po ti ke luajtur, ti po luan aktualisht

Aldo: Nuk po luaj shoku

Jozi: Edhe po luan shumë keq

Aldo: Ti nuk ke fytyrë me nejt me Rozanën që i thua femra më e shpifur dhe e fëlliqur, e tani rri duke qeshur?

Jozi: Nuk ka rëndësi më kë rri është puna ime

Aldo: Ta ka thënë G-Bani je i pabesë ka pasur të drejtë

Jozi: Edhe për ty ka thënë

Aldo: Për mua ka thënë Aldo super djalë

Jozi: Ti je i pabesë dhe me mua. Ti ke shkuar duke i bërë komplimente Loredanës në lidhje me mua.

Aldo: Komplimente shoqërore, ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr

Jozi: Kam dalë jashtë dhe ti ke bërë kërcime që nuk të lejohej të bëje

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit