Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 17:20

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka reaguar ndaj kritikave për performancat e saj gjatë shtatzënisë. Në një postim në “Instastory”, këngëtarja theksoi se muzika është pasioni dhe terapia e saj që nga fëmijëria, duke shtuar se të qenit shtatzënë nuk do të thotë të ndalosh jetën apo karrierën.

Ajo kritikoi perceptimet ndaj grave punëtore në këtë periudhë, duke theksuar se shpesh burrat nuk e kuptojnë forcën e jashtëzakonshme që gratë tregojnë përballë sfidave të tilla. “Jam një dëshmi e kësaj fuqie”, përfundoi artistja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit