Transmetuar më 22-03-2025, 18:00

Detaje dhe dëshmi të reja janë duke u zbardhur dita-ditës në lidhje me tragjedinë e regjistruar në Koçan. Një e mitur që ka qenë e pranishme në klubin e natës ka rrëfyer detaje në lidhje me zjarrin që u mori jetën 59 personave.

Sipas dëshmisë së vajzës në momentin që ka rënë zjarr në fillim kane menduar se është një shaka. Pasi kanë kuptuar së është një zjarr, flakët janë përhapur me shpejtësi. Ajo theksoi se këngëtari i cili po performonte në skenë u ka bërë thirrje të pranishmëve që të largohen nga lokali.

“Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë rrëmujë, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”, tha e mitura.

Në natën kritike ka qenë edhe policia, e cila, sipas të miturës, nuk kanë ndihmuar sa duhet. Sipas saj, në këtë diskotekë çdoherë ka patur të mitur dhe ka qenë e zakonshme që të miturit të hyjnë në diskotekë nëse paguanin biletën.

“Çdo fundjavë jam në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa që lejohej. Shumë njerëz që i njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta”, tha ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit