Transmetuar më 26-03-2025, 15:19

Rusi – Vendimi fatal i një piloti: i la fëmijët të drejtonin avionin me 75 pasagjerë

Një nga aksidentet më tronditëse ajrore në histori ndodhi në fund të marsit të vitit 1994 dhe vazhdon të kujtohet për tragjedinë dhe absurditetin e tij.

Pikërisht në këtë periudhë të vitit, 21 vite më parë, një pilot rus mori një vendim të pabesueshëm: i lejoi fëmijët e tij të uleshin në kabinën e pilotit dhe të manovronin avionin, i cili kishte 75 pasagjerë në bord, raporton noa.al.

Bëhet fjalë për fluturimin 593 të Aeroflot, i cili po udhëtonte nga Moska drejt Hong Kongut. Pilotit, i cili kishte marrë me vete vajzën dhe djalin, u dha atyre mundësinë të preknin kontrollin e avionit gjatë fluturimit.

Sipas të dhënave të regjistruara në kutinë e zezë, një nga fëmijët aktivizoi pa dashje sistemin automatik të pilotimit, duke shkaktuar devijim të avionit dhe humbje kontrolli.

Avioni u përplas në një zonë malore në Siberi, duke vrarë të gjithë personat në bord.

Ky incident mbetet një shembull tronditës i shkeljes së protokolleve të sigurisë dhe i vendimeve të pakujdesshme që mund të kushtojnë jetë njerëzish. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit