Magazinë
Transmetuar më 27-03-2025, 14:25

Tiranë- Ish-Kryeministri dhe Senatori italian Matteo Renzi vizitoi kampin e Gjadrit për të parë nga afër qendrën e emigrantëve. Në një intervistë për Euronews Albania, Matteo Renzi tha se ky kamp nuk mund ta përmbush funksionin e tij, ndaj sipas Renzit më e mira është të shfrytëzohet për diçka tjetër.

Ai tha se janë shpenzuar një miliardë euro për ndërtimin e këtij kampi, tw cilat i quajti para të shkuara dëm qw nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe as Italisë. Renzi tha se një ide do të ishte ajo e shndërrimit të kampit në një burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin e tyre në Itali, pra një burg nën juridiksionin e Italisë brenda Shqipërisë.

“Për momentin, janë nën juridiksionin italian dhe janë tri gjëra të ndryshme. Ka një burg, me një kapacitet prej njëzet vendesh, ka një qendër emigrantësh, me një kapacitet prej njëqind e dyzet vendesh, dhe pastaj është edhe qendra e famshme novatore e marrëveshjes ndërmjet Melonit dhe Ramës, me një kapacitet prej rreth gjashtëqind vendesh. Kështu nuk funksionojnë, nuk janë në gjendje të funksionojnë. Atëherë, ose mund t’i shndërrojmë të gjitha këto në një burg të madh italian, në Shqipëri. Me të burgosur shqiptarë, sepse ne kemi ca të burgosur shqiptarë dhe burgjet në Itali nuk janë kaq të bukura sa ky burgu këtu, sepse ky është më i ri”, tha Renzi.

Matteo Renzi tha se gjithashtu ka edhe një hipotezë të dytë që mund të jetë një marrëveshje mes dy shteteve që këto burgje të kalojnë nën administrimin e Shqipërisë.

“Hipoteza e dytë është një marrëveshje shtet me shtet, domethënë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim që këto burgje të kalojnë nën juridiksionin shqiptar. Dhe kjo është një hipotezë tjetër. Por, deri më sot, e vërteta është se emigracioni nuk luftohet me propagandë”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit