Transmetuar më 25-03-2025, 22:08

Zgjedhja e Laertiti për t’u ndarë nga Valbona dhe për të shkuar përballë njëri-tjetrit në një nominim kokë më kokë, duke se i ka dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së tyre.

Gjatë Prime-t të së martës, ata u ballafaquan përballë njëri-tjetrit, një ballafaqim i fundit përpara se njëri prej tyre të lërë shtëpinë këtë mbrëmje.

Pjesë nga debati:

Laerti: Si çdokush këtu, dhe unë jam futur vetëm brenda. E dija që Big Brother fitohet vetëm. Sa i përket sfidës, e pranova për të parë sa vlen lëkura ime. Valbonës i kërkoj shumë ndjesë për çdo gjë që mund ta ketë lënduar, por siç e ka sqaruar në fillim, nuk mund të bëj më tepër. Nëse ka diçka, do vazhdojë jashtë. Në kronologjinë e tre muajve, e kam falur Valbonën. Çiltërsia e saj keqkuptohet dhe akuzohet se ka luajtur me G Banin, apo rri shumë me Jozin. Këto gjëra nuk ja kam vënë re. 20 minuta më ka lënë në gjunjë përpara një Shqiptarie, kur i kërkova darkën. Prapë e falë. Edhe fjalët e rënda që më tha për tim atë…

Valbona: Mos u viktimizo. Lëri fjalimet e tua të përgatitura. Çfarë të kam bërë unë ty? Tani do më dëgjosh ti mua.

Laerti: Më ndërpreve.

Valbona: Nuk të lë të mashtrosh. Mos aktro më. Dil Laerti që je. Ma dëgjo dhe njëherë fjalinë. A është krenar babai yt, sepse babai im nuk do të ishte? Unë bëj gabime. Por ty të kam ngritur në piedestal. Çfarë është e dashura jote? More një vajzë dhe shprehe pëlqimin për Olën?

Laerti: Mos e shfrytëzo. Unë nuk e kam ndjekur Olën. Ti quan Gjestin shokë, që të ka marrë foton dhe ta ka grisur.

Valbona: Më ke ftuar disa herë në krevat dhe nuk të kam ardhur. Kështu e respekton motrën e dikujt?

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit