Magazinë
Transmetuar më 27-03-2025, 08:01

Lexoni horoskopin e ditës së sotme, e enjte 27 mars 2025, në pasqyrën astrale të Paolo Fox.

Një udhëtim mes yjeve për të kuptuar më mirë fatin që ju pret.

Le të zbulojmë dashurinë, punën dhe shëndetin në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Dashi

Sot parashikohen momente interesante, ideale për njohje të reja dhe dashuri. Pranvera ka mbërritur më në fund dhe me të edhe Dielli në shenjën tënde. Në këtë periudhë, faktet dhe veprimet vlejnë më shumë se fjalët. Edhe pse Marsi në pozicion të pafavorshëm mund të sjellë debate të vogla apo kritika të padrejta, ti je i sigurt që ke bërë detyrën tënde dhe nuk ke arsye të frikësohesh. Me Mërkurin dhe Venusin në aspekt shumë pozitiv, ndjenjat bëhen më të thella: ata që janë në një lidhje serioze do të vazhdojnë të ecin përpara, ndërsa beqarët do gjejnë rrugën për t’u hapur ndaj mundësive të reja.

Demi

Ditët e fundit Hëna në disonancë ka sjellë disa vështirësi. Është koha për t’u larguar nga situatat që kanë mbetur në vend për shumë gjatë. Demi njihet për vendosmërinë e tij dhe përpara se të thotë “mjaft”, mendon gjatë. Megjithatë, duket se disa çështje po vijnë në pikën kulmore. Në planin profesional, ajo që bën tani ka më shumë sukses se vitin e kaluar, por ke qenë i detyruar të pranosh një ndryshim pozicioni apo roli; që nga mesi i shkurtit, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë sërish. Projekte të reja, ide eksperimentale dhe konfirmime të rëndësishme pritet të vijnë nga mesi i qershorit. Edhe nëse duhet të nisësh nga e para, dije që do të jesh i mbështetur jo vetëm nga vullneti yt, por edhe nga vlerësimi i njerëzve përreth. Venusi do të hyjë së shpejti në shenjën tënde, duke e bërë këtë një periudhë shumë të favorshme për ata që duan të fillojnë një marrëdhënie të re ose të planifikojnë diçka të rëndësishme deri në qershor.

Binjakët

Sot, me Hënën në disonancë, dita duket pak e lodhshme, me ndërlikime të vogla që mund të lindin papritur. Zakonisht je i shpejtë dhe nuk të pëlqen të presësh, por sot dhe nesër do të ishte e dobishme të ndalesh dhe të analizosh situatën për të shmangur gabime. Jupiteri në kundërshtim mund të sjellë edhe një problem burokratik, një gjobë, një bllokim – diçka e papritur. Disa mund të shkojnë drejt ankimimit, të tjerë të bëjnë rishikim të financave. Nxitimi nuk është këshillues sot, dhe Hëna sugjeron kujdes. Edhe pse sfidat janë të pranishme, nuk ka rrezik serioz. Përdor diplomacinë në marrëdhënie dhe mos u përfshi në situata të paqarta me impuls. Edhe në dashuri, pak kujdes nuk bën keq!

Gaforrja

Sot, prej Hënës në pozicion të favorshëm, mund të kesh një intuitë të shkëlqyer. Ky tranzit ndihmon në zgjidhjen pjesërisht të disa problemeve sentimentale të kohëve të fundit. Theksoj “pjesërisht”, sepse jo pak çifte që nga fillimi i këtij muaji kanë përjetuar ulje-ngritje – madje ka pasur edhe ndarje dhe ribashkime. Nuk përjashtohet mundësia që disa marrëdhënie të kenë nevojë për një rishikim të plotë. Hëna inkurajon pajtimin, nëse është i mundur. Në planin profesional, përkushtohu në projektet e tua: yjet janë në anën tënde, por veprimi është çelësi. Jupiteri po afrohet dhe do të sjellë mundësi pozitive. Duhet të mbërrish në fund të pranverës me një plan të qartë dhe të qëndrueshëm në mendje.

Luani

Sot çlirohesh nga ndikimi i Hënës në kundërshtim, e cila ka sjellë disa vonesa së fundmi. Nuk ka pengesa serioze në horizont, dhe me Mërkurin, Venusin dhe Jupiterin në pozicion shumë të favorshëm, rruga përpara bëhet më e lehtë. Që kur Dielli është kthyer në anën tënde, krijimtaria dhe dëshira për të vepruar janë rritur. Mund të kesh ide të vlefshme që ia vlen t’i vësh në praktikë menjëherë. Dashuria luan një rol qendror në jetën tënde: është në dorën tënde nëse do të ndalesh, të bashkëjetosh apo të testosh forcën e një lidhjeje. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të veçanta për njohje të reja. Mund të thuhet se “bota është në duart e tua”.

Virgjëresha

Qielli sot sjell tensione, por krahasuar me muajin e kaluar, ka më pak kundërshtime planetare dhe një dëshirë më të madhe për t’u përfshirë. Edhe mundësitë po rriten ndjeshëm. Ky është një vit përparimi dhe transformimi – edhe nëse prej vitesh je në të njëjtën punë, do të vëresh ndryshime, ose vetë do të vendosësh për një drejtim të ri. Është momenti të japësh shtysë gjërave të bukura dhe motivuese, pa lejuar ankthin të të përfshijë. Në dashuri ka nevojë për më shumë butësi; ki kujdes me marrëdhëniet me Peshqit dhe Shigjetarin.

Peshorja

Ke dëshirë për ëmbëlsi dhe mirëkuptim në dashuri – dhe jo vetëm. Yjet sjellin disa luhatje emocionale, por jo ende siguri të forta. Venusi në kundërshtim mund të sjellë madje edhe dyshime në disa lidhje apo distanca (fizike ose emocionale) që janë më pak ose më shumë të justifikuara. Çdo Peshore do ta përjetojë këtë periudhë në mënyrën e vet: ka nga ata që nuk duan të lidhen, të tjerë që e dinë që duhet të sqarojnë çështje të lëna pezull, ose janë shumë të përfshirë në punë duke lënë gjithçka tjetër në plan të dytë. Dashuritë me “shikim të parë” mund të ndodhin, por për beqarët apo të ndarët, lëshimi emocional duket më i vështirë. Nëse po mendon për një sipërmarrje të re profesionale, bëj kujdes me rregullat: Marsi në disonancë mund të sjellë pengesa burokratike.

Akrepi

Me Hënën në aspekt pozitiv, intuita do të jetë shumë e vlefshme. Si shenjë uji, ti ke aftësinë për të parandjerë të ardhmen. Por ndonjëherë je më i mirë në të këshilluarit e të tjerëve sesa në ndjekjen e instinktit tënd. Kujdes nga ndikimi i Marsit, i cili mund të rrisë tensionet në marrëdhënie. Nuk ke shumë durim këto ditë – megjithatë, kjo është një periudhë që sjell telefonata surprizë dhe takime të këndshme. Përfito! Një horoskop shumë i favorshëm për lidhjet në dashuri, sidomos në prag të një vere që mund të sjellë bashkëjetesa ose martesë. Ata që merren me art ose projekte kreative do të marrin lajme të mira shumë shpejt.

Shigjetari

Sot dhe nesër është e rëndësishme të bësh një vlerësim të mirëfilltë përsa i përket shëndetit dhe punës. Nëse ke detyra që skadojnë, nuk është koha për të hequr dorë. Disa projekte mund të jenë bllokuar për shkak të çështjeve ligjore – Jupiteri në kundërshtim sjell përplasje, sidomos nëse ke një pozicion pune në pikëpyetje. Edhe pse situata duket e ngurtë, është momenti i duhur për të ecur përpara me optimizëm. Kujto që disa përgjigje do t’i marrësh vetëm pas qershorit. Mbaj një qëndrim pozitiv dhe mos neglizho shëndetin – që nga fundi i shkurtit ndihesh më i lodhur, dhe edhe pse je person që nuk ndalon kurrë, është koha për një bilanc.

Bricjapi

Je një shkëmb për të tjerët, një pikë mbështetjeje, por edhe ti ke nevojë të rimbushesh. Ndoshta ke mësuar të tjerët vetëm të marrin prej teje, dhe ti gjithmonë je gati për t’i ndihmuar. Po kur ti je keq? Kohët e fundit mund të jesh ndier vetëm, apo i lodhur që askush nuk të thotë as “faleminderit” për atë që bën. Çështjet profesionale kërkojnë vëmendje, dhe në dashuri është më mirë të shmangësh tensionet. Sot Hëna të mbron, por fundjava mund të sjellë diskutime që kërkojnë qetësi dhe durim. Je njeri tolerant, por siç shkruajta edhe në parashikimet mujore – do të vijë një pikë ku do t’u mbyllësh derën shumë njerëzve që të lodhin. Dhe kjo do të ndodhë brenda 6 muajve.

Ujori

Qielli i sotëm të inkurajon të çosh përpara angazhimet me guxim dhe ide të reja. Mos shiko nga e kaluara – e ardhmja është plot mundësi dhe duhet përballuar me optimizëm. Ti je shenja e së ardhmes, dhe e kaluara duhet shikuar vetëm për të mësuar prej saj. Nëse ke frikë se mos gabon, rrezikon të bësh edhe më keq. Studjo projekte të reja dhe mos u frikë të ndërmarrësh hapa. Fundjava, me Hënën në favor, është momenti i duhur për t’i kushtuar vëmendje dashurisë dhe për të rizgjuar dëshirën. Nëse ke familje dhe fëmijë, ndoshta ndihesh i rënduar nga përgjegjësitë – dhe partneri të kritikon për mungesat e tua.

Peshqit

Është e domosdoshme të rregullosh marrëdhëniet që janë vënë në provë në fund të vitit të kaluar. Qielli i sotëm të jep kontroll të mirë mbi veprimet e tua dhe me Jupiterin në pozicion të favorshëm, së shpejti do të kesh në dorë drejtimin e gjërave. Në punë priten konfirmime; për disa, sukseset e muajve të fundit apo rritja që kanë përjetuar do të jenë të vlefshme për të kërkuar kushte të reja nëse bëhet fjalë për kontrata të reja. Edhe studentët do të gjejnë drejtimin e duhur. Po vijnë mundësi të reja. Në dashuri mund të ndjesh nevojën për më shumë pasion dhe siguri – mos harro që ke nevojë të përhershme për afeksion dhe përkëdhelje. Po merresh me dikë që është pak “i ftohtë”? Mundohu ta zbutësh. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit