Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 13:36

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë monitorimeve të zakonshme në akset rrugore të kryeqytetit, shërbimet ndaluan një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.

Pas verifikimeve të thelluara, rezultoi se ndaj tij kishte një vendim të formës së prerë për burgim.

Ai u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në zbatim të urdhrit të gjykatës, raporton noa.al.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

SHIKONI PAMJET

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit