
16:29 | Të shtëna me armë në Kosovë/ Mediat: Dyshohet për dy viktima
- 14:58 | 19-vjeçari i vrarë dje në Kosovë, pjesë e FC Mitrovica! Postimi
- 14:57 | Ndodh për herë të parë/ Gripi i shpendëve paraqitet te delet!
- 14:44 | Del emri dhe foto e të riut shqiptar që humbi jetën pasi e zuri poshtë zetori gjatë punës në Itali
- 14:42 | Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, flet xhaxhai i tij
- 14:35 | Përpjekjet e përbashkëta, rruga efikase për përballimin e sfidave ekonomike
- 14:09 | ‘Bëmë shaka me të, por na shau’! Dhu’nuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, zbardhet dëshmia e dy të rinjve!
- 14:06 | Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë. Emrat
- 13:27 | Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
- 13:17 | Sfidat me të cilat po përballen mediat nën pushtetin e Donald Trump
Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- Horoskopi i Paolo Fox, e Hënë 24 Mars 2025. Pasqyra ditore për të gjitha shenjat
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- 3 Shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër sot, sipas Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
- Xhelozia e çmendur e çoi në krim – 68-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe e sulmon me xham në Shkodër
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

GJERMANI- Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke në intervistë për DW e quan Vjosën një nga dhomat e thesarit natyror të Shqipërisë. Për Parkun Kombëtar të Vjosës ajo kërkon zgjidhje profesionale.
Deutsche Welle: Zonja ministre, Lumi Vjosa është Park Kombëtar i një lumi të egër, i pari në Shqipëri dhe në Evropë, megjithatë po përballet me probleme të menaxhimit. E njëjta situatë paraqitet edhe me zonat e tjera të mbrojtura. Nisur nga përvoja gjermane në menaxhimin e të tilla zonave, si mund të aplikohej ajo në Shqipëri?
Steffi Lemke: Unë e admiroj Shqipërinë për këtë thesar natyror që ajo zotëron dhe që është një arsye mjaft e rëndësishme për thithjen e turistëve, që sjell me tej edhe një zhvillim të konsiderueshëm në sektorin e ekonomisë. Vjosën do ta quaja një nga dhomat e thesarit dhe unë e përgëzoj Shqipërinë për faktin e të pasurit Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër. Strukturat menaxhuese të këtij parku janë duke u përballur me problematika të ndryshme, zgjidhjet e të cilave do të duhet të ishin në mënyrë shumë profesionale, pra të ruanin dhe të garantonin mbrojtjen e këtyre zonave. Gjermania mbështet në këtë drejtim siç është ai i përshtatjes së legjislacionit për sa i përket ruajtjes së zonave të mbrojtura. Unë ndodhem këtu pikërisht që të gjejmë zona ku mund të intensifikojmë punën në këtë drejtim.
Lumi Shushica, degë e Vjosës dhe pjesë e Parkut Kombëtar rrezikohet nga ndërtimi i një ujësjellësi që kundështohet nga komuniteti i zonës dhe organizatat mjedisore. Si mund të ruhet një balancë mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, duke marrë parasysh edhe shqetësimet e komunitetit?
Unë kam pasur privilegjin dhe mundësinë që në vitin 2019 të vizitoj disa fshatra, mes tyre edhe të zonës ku ndodhet Shushica dhe mund të them që natyra dhe peisazhet aty janë unike dhe duhet bërë çdo përpjekje për t’i ruajtur. Sigurisht, duhet të ketë edhe zhvillim ekonomik të zonës, po kjo do të duhet të vlerësohet dhe gjykohet nga institucionet shqiptare se ku do të duhej të përqendronin përpjekjet e tyre, në mënyrë të tillë që të mos kishte dëme në asnjërën prej aspekteve. Qeveria gjermane është e gatshme të ndihmojë për të gjetur kompromiset e duhura në këtë drejtim. Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme që të kemi zona të tilla natyrore ku të ruhet unikaliteti i zonave, pra të gjendet një balancë.
Ndodhemi në Vjosë, ku morët pjesë në një aksion për ripyllëzimin e saj. Shqipëria ndodhet në hartën e rrezikut për ndryshimet klimatike, e rrezikuar veçanërisht nga përmbytjet dhe thatësira. Çfarë masash mund të ndërmerren për të përballur dhe për t’u përshatur me këtë sfidë?
Diçka e mrekullueshme të shikosh sesi shoqëria civile dhe organizatat e mbrojtjes së mjedisit kanë dhënë një kontribut mjaft të vyer sa i përket rinatyralizimit përmes masave sikundër janë ato të ripyllëzimit të zonës eluvionale këtu. Kjo është meritë e shoqërisë civile në bashkëpunim me qeverinë, pra e bashkëveprimit mes tyre, edhe për vetë faktin që Vjosa u shpall Park Kombëtar i lumit të egër.
Ndryshimet klimatike shoqërohen në çdo vend të botës me periudha thatësirash, me stuhi, me përmbytje dhe politika nuk ka reaguar ende mjaftueshëm ndaj këtyre fenomeneve. Ne duhet të kuptojmë që ne jemi të varur ndaj mjedisit, që na duhet të konsiderojmë natyrën si aleaten tonë, nëse duam të mbrojmë jetën tonë, dhe jo ta dëmtojmë atë.
Në Shqipëri ka një problem të madh me menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjen e ujërave. Cilat janë disa nga projektet apo iniciativa konkrete nga Gjermania për të ndihmuar në këtë drejtim?
Në fakt jemi të vetëdijshëm për problemet që lidhen me ndotjen e mjedisit dhe këto nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri, po edhe në shumë vende të tjera të botës. Ne kemi menduar vazhdimisht vetëm sesi të krijojmë dhe të gjenerojmë konsum, por jo paralelisht me këtë jo sesi të ngremë sistemet e duhura të menaxhimit të mbetjeve dhe adresimin e tyre, situatë kjo që duhet të ndryshojë. Gjermania mbështet Shqipërinë pikërisht në këtë drejtim, në ngritjen e menaxhimit të mbetjeve, të asgjesimit të tyre, po kështu ngritjes së rrjetit të kanalizimeve, pra trajtimit të ujrave të ndotura dhe kjo në aspektin ligjor dhe ndihmës direkte për komunitetet, mund të përmend këtu qytetet e Cërrikut dhe të Korçës.
Në kontekstin e integrimit evropian, Shqipëria ka hapur kapitujt e parë të negociatave. Si mund të kontribuojë Gjermania në drejtim të kapitullit 27, pra atë të mjedisit?
Ne jemi në shkëmbime të vazhdueshme me Shqipërinë sa i përket çeljes sa më të shpejtë të kapitullit 27 të negociatave për anëtarësim, po ashtu edhe në kontekstin e procesit të Berlinit, për të ngritur kapacitetet e duhura ligjore në funksion të mbrojtjes së natyrës, mjedisit, ujrave, dhe në qoftë se ia dalim që kapitullin 27 ta hapim brenda këtij viti, ky është një qëllim i një projekti ambicioz, por mendoj se me vullnetin dhe dëshirën e mirë mund t’ja arrijmë./DW
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd