
18:11 | ‘Edi Rama prite diasporën se po vjen të shpëtojë mëmëdheun’! Berisha takim me shqiptarët në Napoli
- 18:08 | Drogë, armë dhe…/ Arrestohen 13 shqiptarë në Spanjë, grupi kriminal i njohur për plantacionet e kanabisit! U zbuluan vetëm nga…
- 18:07 | Sfida me Andorrën, Silvinjo: Do bëj ndryshime strategjike! Nisim nesër një rrugë që nuk na lejohet të gabojmë!
- 17:54 | Kanadaja shkon në zgjedhje të parakohshme në 28 prill, kryeministri Carney: Dua një mandat të fortë
- 17:02 | 9 arsye përse ju lotojnë shpesh sytë dhe si të veproni
- 16:33 | ALARMANTE, 6 të mitur udhëtonin pa patentë! Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë
- 15:06 | Lewis Hamilton SKUALIFIKOHET nga Çmimi i Madh i Kinës!
- 15:05 | Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- 15:03 | SHBA shet ‘karta të arta’ fiton 5 miliardë dollarë
- 14:59 | Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
Horoskopi javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 mars 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 23 Mars 2025
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
- Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin 'kokë më kokë' ndahet nga Valbona si një banor
- Horoskopi për sot për të gjitha shenjat, nga Susan Miller, e diel 23 mars 2025
- Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
-
Gerta, Danja dhe Egli ‘injorojnë’ Gjestin? Banori donte t’u tregonte një histori për të qeshur, por ato…
-
‘S’do ma shohi më surratin kur të dalim’! Video e Gjestit që tronditi Eglin para rifutjes së saj në BBV
-
Pesë banorë në televotim! Kush është më i rrezikuari?

Kroacia, një vend i njohur për vijën bregdetare dhe qytetet historike, po bëhet tepër e shtrenjtë për turistët.
Çmimet po rriten më shpejt se në Greqi, Spanjë dhe Itali, dhe zyrtarët dhe drejtuesit e bizneseve kanë frikë se turistët mund të zgjedhin oferta më të mira në vende të tjera, raporton agjencia N1.
Kryeministri Andrej Plenkovic ka paralajmëruar se çmimet konkurruese janë thelbësore për mbrojtjen e industrisë së turizmit kroat, sipas Etias.com.
Rriten çmimet e sektorit të turizmit
Në tre vitet e fundit, çmimet e turizmit në Kroaci janë rritur me rreth 50%, ndërsa në vendet e tjera të Mesdheut ka pasur rritje prej vetëm 15-20%.
Kështu, Kroacia është bërë më e shtrenjtë se konkurrentët kryesorë si Greqia dhe Spanja, duke ngritur shqetësime për çmimet.
Një problem në rritje për Kroacinë dhe destinacionet e tjera turistike: “Do të përkeqësohet”
Kostot më të larta në sektorin e hotelerisë kanë rritur edhe çmimet, duke bërë që të mos ndryshojë numri i net-qëndrimeve dhe të bien shpenzimet turistike.
Ndikimi është tashmë i dukshëm. Po vijnë më pak turistë nga tregjet kryesore si Gjermania, Republika Çeke, Austria dhe Italia. Verën e kaluar, të ardhurat e Kroacisë nga turizmi ndërkombëtar gjatë sezonit të pikut ranë me 0.7% krahasuar me një vit më parë.
Kristjan Stanicic, drejtor i Bordit Kombëtar të Turizmit në Kroaci, theksoi se shumë turistë tani kanë si përparësi vlerën që merret për paratë e shpenzuara.
Analiza e tij tregoi se për dy të tretat e tregjeve kryesore turistike të Kroacisë, kostoja është faktori më i rëndësishëm në vendimet e udhëtimit.
Ministri i Financave, Marko Primorac, qortoi industrinë e turizmit për rritjen e tepërt të çmimeve. “Duket se e keni tepruar”, tha.
Ai argumentoi se turizmi kroat nuk justifikon çmime më të larta se Greqia, Spanja apo Portugalia. Primorac vuri në dukje gjithashtu se taksapaguesit kroatë mbështesin turizmin nëpërmjet politikave tatimore, por shumë kroatë as nuk mund të përballojnë dot pushimet në vendin e tyre.
Ministri i Turizmit, Tonci Glavina, tha se viti 2025 do të jetë vendimtar për Kroacinë që ajo të mundësojë çmime më konkurruese. Ai hodhi poshtë idenë e një bojkoti të turizmit, por pranoi se uljet e çmimeve do të jenë të nevojshme për të tërhequr një numër të lartë vizitorësh.
Drejtuesit e industrisë së hotelerisë, thonë se rritja e çmimeve po shkaktohet nga rritja e pagave dhe inflacionit. Veljko Ostojić nga Shoqata Kroate e Turizmit, vuri në dukje se fitimet e hoteleve kanë rënë për shkak se kostot po rriten më shpejt se të ardhurat.
Ai shtoi se vitin e kaluar, çmimet e hoteleve në Kroaci u rritën me vetëm 1.9%, ndërsa në destinacionet e tjera të Mesdheut u rritën me 4.5%.
Shoqata Kroate e Akomodimit të Familjeve ka shprehur gjithashtu shqetësimin për tarifat e larta të platformave ndërkombëtare të rezervimit.
Disa drejtues të industrisë kanë këshilluar krijimin e një sistemi kombëtar për të ulur rezervimet në platformat ndërkombëtare.
Rritja e kostove dhe kufizimet e reja
Ndërsa Kroacia po lufton rritjen e kostove, udhëtarët brenda Bashkimit Europian (BE) gjithashtu duhet të përgatiten për kërkesat e reja të hyrjes, sipas Sistemit Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimeve (ETIAS).
Duke filluar nga viti 2026, vizitorët që vijnë nga vende jashtë BE-së me të cilat janë hequr vizat duhet të marrin miratimin e ETIAS për të hyrë në Zonën Shengen, duke përfshirë Kroacinë.
Turistët që bëjnë vizita afatshkurtra, të shkurajuar tashmë nga çmimet e larta, mund të shkojnë në vende me çmime më të lira, sidomos udhëtarët me buxhete të kufizuara që duhet të marrin parasysh kostot dhe kërkesat e reja të hyrjes.
Megjithëse marrja e miratimit nga ETIAS është një proces i thjeshtë, ai mund të shkurajojë ata njerëz që tashmë ngurronin të vizitonin Kroacinë.
Për vizitorët dhe emigrantët afatgjatë, procedura është edhe më e ndërlikuar. Integrimi i plotë i Kroacisë në Zonën Shengen e ka bërë atë një vend mjaft tërheqës për nomadët dixhitalë dhe punëtorët sezonalë.
Megjithatë, rritja e kostos së jetesës, duke përfshirë çmimet më të larta të turizmit, mund të largojë disa.
Rënia e sektorit të turizmit në Kroaci mund të ndikojë në zhvendosjen e fuqisë punëtore dhe mund të nxisë bisedime të reja për lejet e punës në të gjithë BE-në.
Në vendet me lidhje të forta me Kroacinë, si Austria dhe Gjermania (ku punojnë shumë kroatë), mund të ketë më shumë njerëz që kërkojnë punë jashtë vendit nëse sektori i turizmit dobësohet, duke rritur trysninë mbi tregun e punës në BE, veçanërisht në industritë që tashmë përballen me mungesë punëtorësh.
Në të njëjtën kohë, pakësimi i numrit të turistëve mund ta shtyjë qeverinë kroate që të gjejë mënyra të reja për të tërhequr punëtorë të huaj. Politikanët mund të përshtasin rregullat e vizave të punës ose të nxisin emigrimin afatgjatë.
Nëse ulen vendet e punës që lidhen me turizmin, mund të rishqyrtohen edhe kuotat e emigracionit, veçanërisht për punëtorët sezonalë nga jashtë BE-së.
Një shenjë paralajmëruese për BE-në
Gjendja e Kroacisë është një paralajmërim për gjithë BE-në. Ekonomitë e varura nga turizmi janë mjaft të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve dhe ruajtja e kostove të arsyeshme është thelbësore për qëndrueshmërinë e ekonomisë.
Vende të tjera mesdhetare, si Spanja dhe Greqia, mund të rregullojnë strategjitë e tyre të çmimeve për të shmangur humbjen e vizitorëve, duke mbajtur ekonomitë të forta.
Qeveria kroate shpreson që çmimet do të bëhen të qëndrueshme në vitin 2025, por perspektiva mbetet e pasigurt. Ndërsa Gjermania, Austria dhe Italia përballen me ngadalësime ekonomike, turistët mund të bëhen më të vetëdijshëm se kurrë më parë.
Nëse Kroacia nuk arrin të zgjidhë dot problemet e çmimeve, ajo mund të humbasë pozicionin në tregun e turizmit mesdhetar.
Zyrtarët dhe drejtuesit e industrisë duhet të gjejnë një mënyrë për të ruajtur cilësinë duke i mbajtur çmimet të përballueshme dhe konkurruese, si për turistët ndërkombëtarë, ashtu edhe për ata vendas./Monitor.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd