

Në një konferencë për mediat, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit komentoi ndeshjen e së hënës me ekipin e Andorrës, të vlefshme për kualifikueset të Kupës së Botës.
“Futbolli është i vështirë për të gjithë, ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë. Kanë një skuadër që luan me ekipet më të mira. Me ekipe të tilla duhet të shohësh nëse të lënë hapësira, mendoj që kemi qenë në lojë që në momentin e golit të dytë. Nëse luan me Spanjën, për një pjesë loje mund të pësosh 6 gola.
Nisim nesër një rrugë që nuk na lejohet të gabojmë. Ne kemi punuar që të gjejmë hapësirë për të shënuar”, u shpreh Sylvinho.
Kjo ndeshje vjen pas një humbjeje 0-2 ndaj Anglisë, ku më tepër se rezultati ra në sy loja e "ngurruar" e futbollistëve kuqezinj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd