
22:51 | Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte e frikshme për Inteligjencën Artificiale
- 22:43 | Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese
- 22:30 | Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe Michel Platini lirohen nga akuza për korrupsion
- 22:25 | Gripi i shpendëve në Shqipëri shtrenjtoi vezët, çmimi u rrit me 5 lekë!
- 22:11 | Julia Klöckner, Presidentja e re e Bundestagut/ Politikania e CDU-së zgjidhet me shumicë dërrmuese të votave
- 22:08 | ‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime
- 21:06 | Plani për të hequr paratë e gatshme në Evropë, Euro digjitale është pothuajse në fazat përfundimtare
- 20:54 | Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
- 20:52 | Pentagoni nis hetimet për thirrjet fyese kundër Turqisë në paradën ushtarake të 25 marsit
- 20:31 | Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë, 25 mars 2025, për të 12 shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për ditën e martë, 25 mars 2025
- Tronditje në Vlorë – Abuzim seksual dhe drogë për të miturat, arrestohet 40-vjeçari, procedohen 2 të tjerë
- Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali bën postimin prekës
- 'Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem'! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
- Vrasja në Kosovë, flasin familjarët e gruas: Shkak konfliktet për ikjen nga puna
- Pentagoni nis hetimet për thirrjet fyese kundër Turqisë në paradën ushtarake të 25 marsit
- Shpëtoi 21 persona nga zjarri në diskotekën e tragjedisë, pas një jave në spital, heroi i Koçanit pritet me brohoritje në shkollë (VIDEO)
- Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, tre të plagosur
- 3 shenjat më me fat të ditës nga Susan Miller dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë kujdes
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime
-
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?
-
“Shpirtin ma ke lodhur…”/ Situatë e tensionuar mes Gjestit dhe Rozanës: Kur erdhi ish-e dashura…
-
Dh’unuan Klea Prengën, prokuroria kërkon burg për njërën dhe shërbim prove për tjetrën
-
Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Ishte njësoj si ti. Ajo donte të hidhej nga çatia!
-
‘Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem’! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
-
‘Më ka marrë malli…’/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!
-
Big Brother VIP Albania 4 – Gjesti kërkon falje Eglit në një darkë sqaruese: “Të kërkoj falje për lotët e tua, më ka munguar prezenca jote”
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!

Napoli, 23 mars 2025- Nga takimi me diasporën në Napoli, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje emigrantëve të votojnë më 11 maj që zëri i tyre të dëgjohet.
“Së pari, mirënjohje të madhe për praninë tuaj në këtë takim të bukur dhe madhështor. Krenari të veçantë për ju, për të gjithë shqiptarët që punojnë, jetojnë në Napoli, në Itali dhe kudo tjetër në Europë dhe në botë.Nderimin tim më të madh qytetarëve të Napolit, autoriteteve të këtij qyteti që ka rrezatuar në shekuj e mijëvjeçarë në Itali dhe mbarë botën.
Napoli është dheu i personaliteteve më të shquara në të gjitha fushat e njerëzimit. Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme. Valën e emigracionit pas pushtimit osman. Valën e emigracionit pas diktaturës staliniste. Valën e emigracionit pas narkodiktaturës. Hapën dyert, zemrat e tyre dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë miqtë tuaj italianë. Zoti e bekoftë Italinë dhe kombin italian.Por edhe ju, njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz të mençur dhe me dinjitet, erdhët në këtë vend për sakrificën.
Erdhët në këtë vend për një jetë më të mirë dhe dhatë kontribut të madh në të gjitha fushat, kontribut që bën krenar çdo shqiptar. Faktikisht jeni sot krenaria e vërtetë kombëtare. Miqtë e mi, po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë. Drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, siç e dini, kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen. Po vjen të shpëtojë mëmëdheun!
Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë. Po vjen të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi, të cilin do ta kishte lakmi Eskobari, Toto Rina, El Çapo. Do ta kishin zili banditët dhe kriminelët më të mëdhenj të planetit. Edi Rama, me ditë të numëruara, diaspora po vjen.
Diaspora po vjen sepse ti shkatërrove njëra pas tjetrës ëndrrat më të bukura, më fisnike të shqiptarëve. Shqiptarët kishin një ëndërr në diktaturën komuniste dhe ajo ishte pluralizmi. Shqiptarët vuajtën më shumë se të gjithë të tjerët nga shteti monist dhe partia shtet. Kurse ti sot bëre një luftë të egër, çnjerëzore, për një Shqipëri pa opozitë. Riktheve në Shqipëri partinë shtet. Partinë Socialiste e faktove si kopje të shëmtuar të Partisë së Punës, e cila ishte një parti krimi. Krimi i kësaj partie bazohej në doktrinën marksiste leniniste. Kurse krimi yt bazohet në drogën, krimin, plaçkitjen e shqiptarëve. Edi Rama, prite diasporën. Diaspora po vjen se ti u shkatërrove shqiptarëve arritjet e tyre në fushën e lirisë dhe të tregut. Ti riktheve censurën njëlloj si babai yt që varte në litar poetin për vargjet e tij kundërshtare të regjimit. Ti monstër e babait tënd vare në litar TikTokun, mjetin më modern të komunikimit të rinisë shqiptare dhe e bëre atë se nuk duroje kritikat e tyre.
Edi Rama, diaspora nuk pajtohet me flamurin tënd të zi të censurës. Prite se po vjen, 11 maji është dita e saj, është fundi yt. Edi Rama, 2025-a është viti i këtyre burrave dhe grave, të cilët kanë në shpirt një dashuri të pakufishme për Shqipërinë. Të cilët kanë marrë me vete mallin e pashuar për tokën e tyre. Por ti, me botën e krimit që instalove në Shqipëri, me plaçkitjet masive të pasurive të tyre, i detyrove të marrin rrugët e botës. Edi Rama, me 11 maj ata kanë një fjalë me ty, ik o mjeran se nuk ke ku të shkosh. Miqtë e mi, ëndrrat e shqiptarëve i rrënoi Edi Rama, po shpirti i tyre për liri, betejat e tyre, virtytet e tyre nuk vdesin kurrë. Ato janë më të fuqishme se kurrë tek shqiptarët në vendet e lira. Ndaj dhe ata me 11 maj, nga deti, nga toka, nga ajri do vërshojnë në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Ramën, nuk ke vend mbi tokë.”-u shpreh Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd