

LEZHË- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të konsiderueshme. Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt dhe në momentin e zjarrit brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe një fëmijë.
Ata kanë pësuar probleme shëndetësore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të izoluar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Megjithatë shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd