Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 18:10

Shorti i renditjes së partive në fletën e votimit, mbërriti shpejt në Kuvend, POR ne men yre te shemtuar. Me nxitim, numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka zuri foltoren e u tregoi gishtin e mesit 800 mijë qytetarëve të cilët në prill 2021, votuan partine socialiste, duke e konfirmuar shumice ne kete vend. Ne 11 maj ata mund të votojnë nr.5, partinë socialiste. Po per flamur noken, ata meritojne vetem nje gisht.

A ishte gafe, apo e qellimshme? Flamur Noka duket se e ka paramenduar gjestin, e bëri disa herë pavarësisht paralajmërimeve te kryetareës se kuvendit.

Iu përgjigj ministri Taulant Balla, se më 11 maj ndaj opozitës do të ketë 1 milion vota për PS, ose 1 milion gishta kunder flamur nokes.

Nuk eshte hera e pare qe politikane te Partisë Demokratike, guxojne te thyejne kufijte e etikes dhe fyerjes, jo ndaj kundershtareve politike, por ndaj votuesve shqiptare.  Ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi gishtat e mesit në sytë e qytetarëve i shpalosi si postera rrugëve të kryeqytetit.

Lajmi I mire esht se Seanca e së hënës ishte dhe e fundit për këtë legjislaturë, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, Kuvendi do të mblidhet sërish pas 11 majit, me deputetë të rinj. Se paku deri atehere qytetareve do tu kursehen fyerjet nga ata qe jane te zgjedhurit e tyre. Por jo per gjate. Flamur noka eshte ne listen e sigurt te pd per tiranen.

Me shume gjase zotin noka dhe gishtin e tij te mesit, do ta shohim serish edhe ne kuvendin e ardhshem.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit