Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 10:37

Si fillim po ju njohim me disa fakte, që thonë vërtet shumë: Kylian Mbappe tashmë ka shënuar 30 gola për Real Madridin. Mbappé dhe Benzema janë lojtarët e VETËM që kanë shënuar 20+ gola në La Liga, në një sezon, për Real Madridin, që nga Cristiano Ronaldo.

Kylian Mbappes i duhen edhe vetëm 7 GOLA për të thyer REKORDIN për më së shumti gola në sezonin debutues te Real Madridi… Ky rekord mbahet nga Ivan Zamorano, i cili shënoi 37 gola në sezonin e parë me "Los Blancos". Kylian Mbappé tani ka më shumë gola në sezonin e tij debutues për Real Madridin sesa braziliani Ronaldo.

Sidomos ky fakti i fundit (krahasuar me “Fenomenin”) është tejet interesant dhe tregon ndikimin e menjëhershëm të Kylian Mbappé, në sezonin e tij të parë me Real Madridin, krahasuar me legjendën braziliane Ronaldo Nazário.

Krahasimi mes Mbappé dhe Ronaldo Nazário në sezonin e parë me Real Madridin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti që thotë "በ cmirat ELYBET BET L adidas SIENENS Tobjle 31 GOLA 30 GOLA"

Ronaldo Nazário (2002-2003 me Real Madridin):

Sezoni i parë: 30 gola në 44 ndeshje

Në La Liga: 23 gola në 31 ndeshje

Në Champions League: 6 gola në 11 ndeshje

Në Kupën e Mbretit: 1 gol në 2 ndeshje

Kylian Mbappé (2024-2025 – me Real Madridin), me sezonin që ende vazhdon:

Ka shënuar më shumë se 30 gola (31) deri tani, duke parakaluar Ronaldon.

Francezi është ende aktiv në të gjitha garat, me mundësi për ta rritur numrin e golave deri në fund të sezonit.

Ky fakt tregon se Mbappé ka pasur sezon debutues të jashtëzakonshëm te Real Madridi dhe po ndjek hapat e një legjende si Cristiano Ronaldo. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se braziliani Ronaldo, përveç statistikave, kishte një ndikim të madh në ekipin e bardhë me performancat e tij spektakolare dhe ishte një nga lojtarët më të frikshëm në botë në atë kohë.

Nëse Mbappé vazhdon me këtë ritëm, ai mund të thyejë edhe rekorde të tjera te Real Madridi dhe të hyjë në historinë e klubit të bardhë si një nga transferimet më të suksesshme ndonjëherë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit