Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 14:06

Tiranë, 16 mars 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar hidhen e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë proces, janë miratuar listat e kandidatëve për deputet dhe është përcaktuar renditja për çdo subjekt zgjedhor.

Renditja në Fletën e Votimit:

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore Partia Lëvizja Bashkë Lëvizja Atdheu Koalicioni Euroatlantik Partia Socialiste Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet Aleanca Kombëtare Shqiptare Aleanca Demokracia e Re Koalicioni Djathtas për Zhvillim Partia Mundësia Partia Social Demokrate Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka siguruar numrin 1, duke u pozicionuar si subjekti i parë në fletën e votimit. Ndërkohë, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë numrin 10.

Ky short i ka dhënë numrin 4 Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, ndërsa Partia Socialiste do të jetë e pesta në renditje. Po ashtu, disa subjekte të tjera si Nisma Shqipëria Bëhet dhe Aleanca Kombëtare Shqiptare janë renditur pas partive kryesore.

Me këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar një hap të rëndësishëm në organizimin e zgjedhjeve dhe përgatitjet për datën 11 Maj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit