Transmetuar më 18-03-2025, 10:09

Maminas – arrestohet 51-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Operacionalja 34", duke arrestuar në Maminas Albert Koni, 51 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burg, për trafikim të lëndëve narkotike. Pas bashkëpunimit mes Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po ndjekin procedurat për dorëzimin e tij te autoritetet italiane. Operacioni vjen si pjesë e aksioneve të vazhdueshme për kapjen e të kërkuarve ndërkombëtarë që fshihen në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit