Magazinë
Transmetuar më 06-03-2025, 10:50

TIRANË – Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, është ndalur edhe të reforma në drejtësi. Kreu i qeverisë u shpreh se reforma në drejtësi është një atribut i Partisë Socialiste dhe vetë kjo e fundit ja ka dhënë ‘shpatën’ drejtësisë për të vepruar.

Rama thotë se që nga viti 1912 nuk ka pasur arrestime nga radhët e pushtetit, ndërsa me reformën në drejtësi që bëri PS, erdhi sipas tij dita e arrestimeve, hetimeve dhe gjykimeve të personave që shkelnin ligjin, mes tyre edhe ministra e deputetë.

Rama i shpreh se PS sipas tij i ka hequr duart e pushtetit politik nga drejtësia, ndër sjell në vëmendje edhe 21 janarin, ku 4 protestues u vranë në bulevard në 2011 nga plumbat e shtetit.

Rama: Dita e arrestimeve, gjykimeve, hetimeve të përsonave të pushtet politik, qofshin ministra kryetar bashkie, e qofshin ish, nuk vinte kurrë pa mua dhe pa PS. Se po të vinte do të kishte ardhur që nga 1912. Nga 1912 e deri kur unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi, askush nuk do kishte parë asnjë gjë të tillë që po shohin sot. Vendosëm ti dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit. Ka qenë historikisht në duart e pushtetit politik, që e ka përdorur për të bërë edhe drejtësinë, duke goditur kë ka pasur oreks të godasë dhe suke mbrojtur mre shpatë kë ka dashur të mbrojë. Imagjino sikur të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin, 4 vetë totalisht të pafajshëm, totalisht të parrezikshëm dhe prokurori.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit