Magazinë
Transmetuar më 02-03-2025, 07:55

Territori Shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim; të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në gjithë territorin e vendit, por në sasi të pakta Parashikohet që; temperturat të pësojnë rënie duke rikthyer sërisht ngricat në akset rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit