
13:31 | Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
- 13:27 | Dëme nga breshëri në Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron të mbjellat
- 13:26 | “Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
- 13:24 | “Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
- 13:21 | I riu humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, procedohet administratori i kompanisë ku punonte
- 13:15 | Tajlandë – Shpërthim në një varkë turistike, 6 të plagosur mes 36 pasagjerëve
- 13:08 | E rrallë në Selanik: Arrestohet nusja pak minuta para dasmës, e denoncoi burri
- 12:53 | Dënimi i Marine Le Pen, reagon Trump: Më kujton shumë vendin tonë!
- 12:41 | Kontrolle në Vlorë, kapen disa subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë
- 12:26 | 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të hapin sytë gjatë Prillit sipas Paolo Fox
Aromë e rëndë në kufi – Çfarë fshihte makina që po linte Shqipërinë?
- Horoskopi analitik javor i Paolo Fox – 31 Mars deri më 6 Prill 2025. Dashuria, puna dhe shëndeti për secilën shenjë
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 1 prill 2025
- Kjo është autostrada e re 70 km që pritet të lidhë Greqinë me Shqipërinë – Ja data kur do të përfundojë
- Horoskopi Mujor i Paolo Fox – Prill 2025 Çfarë të sjellin yjet në këtë muaj ndryshimesh?
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes – Horoskopi i Susan Miller për 1 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e hënë 31 mars 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 1 Prill 2025
- Nën mbikëqyrje 24 orë në 24, por kërcënon FNSH-në, arrestohet 'i forti i Fierit'
- I riu zviceran plaçkit me dhunë një burrë te rruga e Barrikadave në Tiranë (VIDEO)
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë
-
Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: Je i poshtër, je i pisët

Në rast përballjeje, Europa ka shumë mjete të leverdishme kundrejt Amerikës. Por zbatimi i disa prej tyre do të ishte aq i dëmshëm, sa nuk mund të përdoren, shkruan The Economist.
“Veprimi që nevojitet duhet të jetë i guximshëm dhe i vendosur”, deklaroi Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.
Ajo argumentoi se Bashkimi Europian duhet të kundërpërgjigjet ndaj prirjeve të Trump për të thyer “zotime gjoja të hekurta”, duke kërcënuar kështu “vlerat europiane”.
“Kohët e jashtëzakonshme, – tha ajo, – kërkojnë masa të jashtëzakonshme”.
Deri tani, përgjigjja e BE-së ndaj Trump ka qenë mjaft e zakonshme. Pasi Amerika vendosi një tarifë prej 25% për çelikun dhe aluminin më 12 mars, Europa tha se duke filluar nga 1 prilli do të vendoste taksa ndëshkuese ndaj importeve amerikane me vlerë 8 miliardë euro (9 miliardë dollarë) dhe nga mesi i prillit do të taksonte importe të tjera me vlerë 18 miliardë euro.
Pavarësisht tonit luftarak të zonjës von der Leyen, Europa nuk dëshiron që mosmarrëveshja e saj me Amerikën të përshkallëzojë dhe shpreson se Trump do të zbutet. Por nëse mosmarrëveshjet me Amerikën do të theksoheshin, BE-ja ka mundësi të shumta për të ushtruar trysni ndaj aleatit të rreptë. Pasuria më e dukshme gjeopolitike e BE-së është madhësia e tregut të saj. Së bashku me Britaninë, Norvegjinë dhe Zvicrën, PBB-ja e kontinentit arrin në 24.5 trilionë dollarë, pothuajse sa PBB-ja amerikane prej 29 trilionë dollarësh.
Firmat amerikane, nga prodhuesit e birrës e deri te bankat, duan të vazhdojnë të bëjnë biznes në Europë. Tarifat hakmarrëse të Europës do të ishin mjaft efikase. Ato fillimisht janë vendosur ndaj mallrave luksoze amerikane që janë lehtësisht të zëvendësueshme, si motoçikletat Harley-Davidson dhe uiski. Problemi është se tarifat ose kufizimet e tjera mbi importet amerikane dëmtojnë edhe konsumatorët europianë, edhe eksportuesit amerikanë. Një shembull i tillë është energjia, importi më i madh i Europës nga Amerika.
Vitin e kaluar, energjia përbënte 35% të eksporteve amerikane të naftës. Më shumë se gjysma e gazit natyror të lëngshëm të Amerikës shkoi gjithashtu në Europë. Kërkesa nga Europa, që ka gjasa të vazhdojë të rritet deri në vitin 2030, garanton shumë nga projektet e eksportit të gazit që po zhvillohen në Amerikë, dhe që kanë një vlerë prej disa miliarda dollarësh. Nëse Europa do të kufizonte blerjet e gazit natyror të lëngshëm nga Amerika, shumë kompani amerikane të energjisë do të ishin në telashe.
Por nëse do ta bënte këtë, Europa mund të dëmtonte ekonominë e saj tashmë të çalë ose do të përfundonte duke rënë sërish nën varësinë ruse, gjë që do të ishte alarmante. Një shënjestër më e mirë do të ishin kompanitë e mëdha teknologjike të Amerikës. Europa mund të jetojë pa Instagram-in, një rrjet social në pronësi të kompanisë amerikane Meta, por Meta do të goditej shumë rëndë nga humbja e të ardhurave europiane.
Europa ka shumë mënyra për të goditur financiarisht kompani të tilla amerikane, pa i ndaluar ato tërësisht nga tregu europian, duke përfshirë këtu taksat dhe politikën e konkurrencës. Kjo e lejon Europën të kalibrojë nivelin e goditjes, duke shtrënguar ngadalë vidat, nëse është e nevojshme.
Fakti që këto kompani gjigante teknologjike amerikane paguajnë pak taksa në Europë, ka qenë një pikë debati në marrëdhëniet transatlantike, për vite me radhë. Të ardhurat e ulëta nga taksat janë pjesërisht edhe faj i Europës, sepse ajo ka lejuar Irlandën dhe vende të tjera që të jenë parajsa fiskale brenda BE-së. Shtetet europiane kanë vendosur taksa mbi reklamat online dhe shërbime të tjera dixhitale, që u lejojnë qeverive të shtinë në dorë disa nga të ardhurat e këtyre kompanive amerikane.
Përpjekja për të arritur një marrëveshje globale për taksa të tilla ka mbetur pezull sepse Trump nuk e mbështet atë. Vendet europiane mund të rrisin individualisht normat tatimore, ose BE-ja në tërësi mund të paraqesë sërish taksat që i kishte lënë në sirtar. Për të vendosur një taksë në mbarë BE-në, duhet të pajtohen të gjitha vendet e Europës, gjë që mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur, në rast se moti diplomatik do të bëhej i stuhishëm.
Komisioni Europian gjithashtu ka fuqi të jashtëzakonshme rregullatore mbi kompanitë amerikane të teknologjisë. Ai mund të luajë me politikat antikonkurruese, të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së dëmshme dhe të zbatojë me rreptësi ligjet e privatësisë. Gjobat për firmat që shkelin këto rregulla, mund të arrijnë në disa miliarda euro. Edhe pse autoritetet europiane i përmbahen shtetit të së drejtës dhe nuk bëjnë ndjekje penale me motive të hakmarrjes politike, një qëndrim më i rreptë do të kishte efektin e dëshiruar.
Kompanitë financiare amerikane janë gjithashtu në mëshirën e institucioneve europiane. Madje, disa nga mjetet që ka në dispozicion BE-ja, janë aq të fuqishme, sa ndoshta nuk mund të përdoren dot kurrë. Për shembull, sistemi qendror i pagesave globale është SWIFT, një organizatë me seli në Belgjikë, e cila përcjell çdo vit rreth 8 miliardë mesazhe elektronike midis 11,000 institucioneve financiare.
Rregullatorët europianë kanë ndikim shumë të madh mbi operacionet financiare të SWIFT. Por nëse Europa do të kufizonte qasjen e bankave amerikane në sistem, kjo do të shkaktonte një katastrofë financiare, sepse pengimi i transfertave globale do të dëmtonte njëlloj, si bankat europiane, ashtu edhe ato amerikane.
Rregullat e konkurrencës do të ishin një mënyrë më e butë për të goditur firmat financiare amerikane. Rregullatorët në BE dhe Britani, po hetojnë pozicionin e leverdishëm që gëzojnë dy kompanitë amerikane Mastercard dhe Visa, në tregun e pagesave të Europës.Një tjetër levë janë ligjet rregullatore. Europa mund t’u kërkojë bankave të huaja dhe menaxherëve të aseteve që të mundësojnë më shumë kapital për të financuar operacionet e tyre europiane.
Ajo gjithashtu mund të vendosë kërkesa më të rrepta lokale për ruajtjen e të dhënave të ndjeshme, e kështu me radhë. Amerika mund të hakmerret në të njëjtën mënyrë, por ajo do të dilte më e humbur se Europa në rastin e një lufte për sektorin e shërbimeve. Në përgjithësi, Amerika eksporton rreth 100 miliardë euro më shumë shërbime në BE, sesa anasjelltas.
E kundërta ndodh me tregtinë e mallrave, ku Europa shënoi një suficit prej gati 200 miliardë eurosh vitin e kaluar. (Në rastin e Britanisë është e kundërta: vendi ka një suficit në shërbime me Amerikën, por një deficit në mallra). Për më tepër, përmasa e tregut nuk është burimi i vetëm i levës ekonomike të Europës. Ajo gjithashtu mund të frenojë qasjen e Amerikës në mallrat ose shërbimet ku Europa mbizotëron.
Një raport i fundit nga agjencia franceze CEPII ka nxjerrë në pah shumë grupe mallrash që prodhohen kryesisht në Europë dhe që Amerika i importon me shumicë, kryesisht në sektorin e farmaceutikës dhe kimikateve. Natyrisht, BE-ja nuk do ta gjunjëzonte Amerikën duke kufizuar për shembull, shitjet e Wegowy, një ilaçi kundër diabetit që prodhohet nga firma daneze Novo Nordisk, por ama, blloku europian ka në dorë një industri strategjike: makineritë e përdorura për të prodhuar çipat kompjuterikë më të sofistikuar në botë.
ASML, me seli në Holandë, është e vetmja firmë në botë që prodhon pajisje që mund të krijojnë çipa prej shtatë nanometrash ose më pak, lloji i përdorur për Inteligjencën Artificiale më të fundit. Edhe për makineritë që prodhojnë çipa pak më të trashë, prej 14 nanometrash, firma ASML ka një pjesë tregu prej 90%.
Kufizimi i eksporteve të kompanisë ASML nuk do të ishte i pashembullt. Në vitin 2023, Holanda ndaloi disa shitje në Kinë. Por marrëdhëniet e Europës me Amerikën do të duhej të përkeqësoheshin jashtëzakonisht shumë që ajo të merrte të njëjtin trajtim si Kina. Për më tepër, ashtu si me sistemin SWIFT, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit me gjysmëpërçues, mund të ketë pasoja të tmerrshme dhe të paparashikueshme që mund të dëmtonin edhe vetë Europën.
Europa mbizotëron edhe në një industri tjetër: tregtinë globale të mallrave. Ajo nuk është një eksportues po aq i madh i shumicës së lëndëve të para, por është një ndërmjetës i domosdoshëm. Burimet e pakta natyrore, vendndodhja qendrore e kontinentit dhe historia e gjatë e tregtisë së hapur, kanë ndihmuar në nxitjen e të gjitha veprimtarive që janë vendimtare për lëvizjen e mallrave në botë, si transporti dhe sigurimet.
Nëse do të ftohte marrëdhëniet me Europën, Amerika mund ta kishte shumë të vështirë të shiste burimet e saj kudo në botë, jo vetëm në Europë. Europa është shtëpia e tregtarëve më të mëdhenj të mallrave në botë. Vetëm Zvicra ka rreth 900 të tillë, duke përfshirë gjigantë si Glencore, Gunvor, Mercuria dhe Vitol. Pjesa e Europës në tregtinë globale arrin në 35% për naftën, 60% për metalet, 50% për drithërat dhe 40% për sheqerin. Britania dhe Holanda janë gjithashtu qendra të mëdha tregtare, duke përforcuar mbizotërimin e Europës.
Gjatë dekadave, shtëpitë tregtare të Europës kanë krijuar një rrjet të gjerë furnizuesish, objektesh magazinimi, infrastrukture transporti dhe marrëdhëniesh bankare, që i lejojnë ato të lidhin prodhuesit me konsumatorët në çdo pjesë të globit. Lidhja e minierave dhe fermave të largëta me qytetet dhe fabrikat është një detyrë e ndërlikuar që nuk mund të përsëritet lehtë.
Një rol i pazëvendësueshëm
Kompanitë më të mëdha të transportit, si Maersk, MSC dhe CMA CGM, janë të gjitha europiane. Oldendorff, kompania më e madhe në botë e transportit me shumicë, është gjermane. Kompanitë greke zotërojnë më shumë se 30% të të gjithë cisternave të naftës dhe më shumë se një të pestën e flotës botërore të gazit natyror të lëngshëm.
Megjithëse shumë vende aziatike kanë gjithashtu industri të mëdha të transportit detar, Europa e tejkalon jashtëzakonisht pjesën e tregut të Amerikës (shih grafikun). Ndërkohë, kompanitë financiare të Europës lehtësojnë tregtinë e mallrave në një mënyrë që firmat e Amerikës nuk e bëjnë dot. Londra, me rrjetin e saj të ndërmjetësve dhe firmave të sigurimit mundëson më shumë se 40% të sigurimit të energjisë në det të hapur.
12 “klubet” e mbrojtjes dhe dëmshpërblimit që formojnë Grupin Ndërkombëtar të Britanisë, sigurojnë shumicën dërrmuese të flotës globale të cisternave të naftës. Bankat europiane kanë një peshë shumë të madhe në financimin e tregtisë së mallrave, një treg ku bankat amerikane mungojnë. Më 10 mars, kompania e tregtisë Trafigura, me seli në Singapor, tha se kishte grumbulluar 5.6 miliardë dollarë për të financuar operacionet e saj. Huadhënësit europianë përbënin pesë nga shtatë bankat që rregulluan këtë marrëveshje dhe banka holandeze ING drejtoi grupin.
Kohët e fundit, Europa është përpjekur ta përdorë këtë ndikim për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës. Ajo ka ndaluar tregtarët europianë të mallrave që të tregtojnë naftë ruse, ka ndaluar bankat europiane që të financojnë tregtinë e naftës, ka ndaluar anijet europiane që ta transportojnë atë dhe firmat europiane të sigurimit që ta sigurojnë atë, përveç rasteve nëse nafta shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi. Edhe pse Rusia ka gjetur mënyra për të shmangur këtë kufi, kjo gjë ka rritur kostot për firmat ruse dhe ka ulur të ardhurat e vendit nga nafta.
Është një çështje tjetër nëse Europa do të dëshironte apo jo të përdorte ndonjëherë taktika të tilla kundër Amerikës. Ndoshta do të vendosë një sistem tarifash shtesë ose taksa më pak të rrepta se sanksionet ruse, që do ta bënin më të shtrenjtë tregtimin ndërkombëtar për firmat amerikane. Por do të ishte një hap kaq i madh dhe armiqësor, saqë mund të përfytyrohet vetëm nëse prishen shumë marrëdhëniet. Europa me siguri nuk do ta trajtonte kurrë Amerikën siç trajton Rusinë, pavarësisht se sa e egër mund të bëhet lufta tregtare.
Marrëdhënia më e anshme transatlantike është mbrojtja. Europa varet shumë nga mbështetja ushtarake e Amerikës. Ajo ka shumë më tepër për të humbur se Amerika nga prishja e kësaj marrëveshjeje, ndërsa Amerika, siç tha Trump kohët e fundit, është e mbrojtur nga “një oqean i madh dhe i bukur”. Por kjo mbrojtje nuk është e paprekshme. Dhe fakti që Europa ka më shumë për të humbur nuk do të thotë se ajo nuk ka fare ndikim.
Fillojmë me oqeanin e madh dhe të bukur që përmendi Trump. Amerika nuk mund ta mbrojë atë pa ndihmën europiane. Nëndetëset ruse që hyjnë në Atlantikun e Veriut nga bazat arktike, duhet të kalojnë nëpër një sërë pikash të njohura si hendeku Groenlandë-Islandë-Mbretëri e Bashkuar (GIUK). Për dekada, Amerika dhe aleatët e kanë vëzhguar së bashku këtë zonë, me sensorë akustikë nënujorë, të lidhur me pika në tokë, si dhe fregata me radar dhe avionë patrullimi detar që fluturojnë nga Britania, Islanda dhe Norvegjia. Shumica e të dhënave të grumbulluara nga këto misione përpunohen në selinë detare të NATO-s, në periferi të Londrës.
Nëse këto marrëveshje do të prisheshin, Amerika do ta kishte shumë më të vështirë të gjurmonte nëndetëset ruse dhe t’i zbulonte ato rrugës për në bregun lindor të Amerikës. Kjo do t’i lejonte Rusisë të vendoste shumë më tepër raketa brenda rrezes së objektivave amerikane. Edhe nëse Trump do të arrinte të përmbushte dëshirën që Amerika të aneksonte Groenlandën, e cila është një territor autonom i Danimarkës, forcat amerikane nuk do të ishin në gjendje të mbyllnin plotësisht hendekun gjeografik.
Nëse anijet detare amerikane do të dërgoheshin në Paqësor për të përballuar një krizë apo luftë atje, varësia e Amerikës nga bashkëpunimi me Europën, mund të thellohej ende. Ky hendek reflekton një dukuri më të gjerë: fuqia ushtarake amerikane varet nga qasja në territorin europian. Për shembull, Forca Hapësinore e Amerikës mban një stacion radari në bazën hapësinore Pituffik në Groenlandë, për të gjurmuar raketat ruse që do t’i afroheshin Amerikës së Veriut mbi Polin e Veriut.
Pa qasje në atë radar, Amerika do të kishte më pak paralajmërime për kërcënimet raketore. Në krahun jugor të NATO-s, në Mesdhe, Forcat Ajrore të SHBA-së kanë dashur të zgjerojnë një bazë ajrore në Qipro. Ajo ka qenë jetike për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme, siç është dorëzimi i fundit i ndihmës në Gaza. Ndoshta baza më e rëndësishme e Amerikës në Europë është Gjermania, ku janë vendosur më shumë se 50,000 trupa amerikane. Komandat europiane dhe afrikane të Pentagonit, të cilat mbikëqyrin çdo ushtar, tank, avion luftarak dhe anije detare, ndodhen në Stuttgart.
Selia europiane e Ushtrisë Amerikane ndodhet në Wiesbaden dhe Gjermania mban pesë nga shtatë garnizonet europiane të Amerikës, duke përfshirë Grafenwöhr, bazën më të madhe jashtë Amerikës. Ramstein, një bazë e madhe ajrore, ishte për shumë vite një qendër për drejtimin e sulmeve me dronë në Afganistan, Pakistan, Somali dhe Jemen. Në spitalin ushtarak Landstuhl u trajtuan rreth 95,000 ushtarë amerikanë të plagosur në Irak dhe Afganistan.
Të paktën 40% e veprimtarisë amerikane në Gjermani, mbështet operacione në pjesë të tjera të botës. Ekipi i forcave të posaçme amerikane që vrau Osama bin Laden në vitin 2011, fluturoi në Pakistan nëpërmjet bazës në Ramstein. Leva e Europës nuk buron vetëm nga qasja territoriale. Firmat europiane janë integruar thellë në zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes amerikane. Rreth një e katërta e pjesëve të këmbimit të avionit amerikan F-35 prodhohet në Europë. Britania mundëson aftësi të veçanta në programin bërthamor të Amerikës. Është edhe inteligjenca.
Britania është anëtare e paktit të spiunazhit Five Eyes, ku Amerika, Australia, Britania, Kanadaja dhe Zelanda e Re mbledhin dhe më pas ndajnë sinjale të inteligjencës, si komunikimet e përgjuara. Amerika nxjerr rreth 75-80% të kësaj inteligjence. Por 20-25% e prodhuar nga aleatët e tjerë, është ende e vlefshme, duke i lejuar spiunët amerikanë që të jenë më efikasë, të kryejnë operacione gjatë gjithë kohës dhe të përgjojnë nga vende që përndryshe do të ishin të paarritshme, siç janë bazat britanike në Qipro.
Zbulimet e inteligjencës britanike shpesh shfaqen në Presidential Daily Brief, një përmbledhje e të dhënave ditore të inteligjencës, e prodhuar nga spiunët e Amerikës. Spiunët amerikanë gjithashtu punojnë ngushtë me europianët e tjerë. Për shembull, në fillim të viteve 2010, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Amerikës bashkëpunoi me Danimarkën për të spiunuar politikanë të shquar europianë, duke përgjuar kabllot e internetit me fibra optike që kalojnë nëpër territorin danez.
Në vitin 2015, shërbimi i inteligjencës holandeze paralajmëroi Amerikën që hakerat rusë kishin depërtuar në Komitetin Kombëtar Demokratik me synimin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Sigurisht, shumica e këtij bashkëpunimi do të vazhdonte edhe në rast të ftohjes së marrëdhënieve transatlantike. Shërbimet e inteligjencës punojnë me të gjithë, madje edhe me kundërshtarët, në fusha si lufta kundër terrorizmit.
Spiunët europianë do të kundërshtonin kërkesat e politikanëve për të ndërprerë lidhjet. Në fakt, kontaktet e fshehta dhe bashkëpunimi mund të bëheshin edhe më të rëndësishme në një periudhë ku diplomacia e hapur është bërë toksike. Sidoqoftë, Europa mund të përdorë levën e saj mbi Amerikën pa i prishur plotësisht marrëdhëniet transatlantike. Kështu ka bërë edhe më parë. Në vitin 1973, Britania nuk pranoi të lejonte Amerikën të fluturonte me avionë spiun U2 nga bazat në Britani dhe Qipro gjatë luftës Yom Kipur.
Në vitin 1986, Franca, Spanja dhe Italia e ndaluan Amerikën të fluturonte mbi territorin e tyre ose të përdorte bazat e tyre ajrore gjatë një sulmi bombardues në Libi. Kjo i detyroi avionët amerikanë të merrnin një rrugë më të gjatë dhe më të ndërlikuar. Dhe në vitin 2003, Turqia e pengoi Amerikën të përdorte territorin e saj për të nisur një pushtim të Irakut, duke penguar Amerikën që të sulmonte Bagdadin nga veriu.
Këto lloj fërkimesh janë të zakonshme në çdo aleancë. Por në një botë ku aleatët po përballen me tekat e Trump, masa të tilla nga Europa mund të dobësojnë ndjeshëm fuqinë dhe ndikimin amerikan. Ashtu si me fuqinë ekonomike, Europa do të dëmtohej edhe vetë nëse do të ushtronte plotësisht levat e saj ushtarake për hakmarrje ndaj Amerikës. Pothuajse të gjithë hapat që mund të ndërmerrte do të dëmtonin edhe vetë kontinentin europian, pavarësisht se do t’i shkaktonin dëme edhe më të mëdha Amerikës. Për këtë arsye, udhëheqësit europianë po bisedojnë për të arritur një marrëveshje se si të përgjigjen ndaj ngacmimit amerikan, duke zbutur sa më shumë fërkimet. Por nëse vendosin të përgjigjen me luftë, kanë shumë mjete në dispozicion. / The Economist
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd