Magazinë
Transmetuar më 01-04-2025, 13:15

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në bordin e një varke turistike në afërsi të ishullit Maiton, pranë Phuket-it në Tajlandë, mëngjesin e së martës, më 1 prill 2025.

Sipas raportimeve të mediave lokale, pas shpërthimit në motor, anija u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Në momentin e incidentit, në bord ndodheshin 36 turistë, shumica nga Rusia dhe Kazakistani. Për t’u shpëtuar flakëve, shumë prej tyre u hodhën në det, ku më pas u shpëtuan nga një tjetër varkë që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Nga ngjarja, 6 persona u plagosën, përfshirë 3 turistë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë kapitenin. Dy prej të plagosurve raportohet të kenë djegie më të rënda.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë tronditëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit