Magazinë
Transmetuar më 26-01-2025, 11:13

Një 34 vjeçar që lëvizte me makinë ndërsa në brez kishte një pistoletë është arrestuar nga policia në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Operacioni u krye nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas një informacioni të marrë.

“Shërbimet e Policisë gjate kontrollit fizik të shtetasit Mark Kola i gjetën në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, informoi sot policia e Tiranës.

Ndaj 34 vjeçarit rëndon akuza "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit