

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se turizmi i kryeministrit Edi Rama është piramidë mashtrimi. Ai tha se nga 10 milionë ‘turistë’, 5 milionë ishin pasagjerë transit në Rinas. Berisha shtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet turizmi do të formalizohet.
"Për sa i përket qyteteve, Edi Rama ka shpenzuar për sheshet e disa qyteteve rreth 3 miliardë euro. Ajo është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e Europës. Është vjedhur të paktën 90 përqind e shumës së investuar. Shtrim me rrasa guri dhe ka shndërruar sheshin e Tiranës, shesh në të cilin ka raste që skuqet veza.
Pra, një shesh të tillë e ke vetëm në Jemen apo në shkretëtirë. Edi Rama në punët e tij publike, ka adoptuar çmime të 10-fishta krahasuar me BE. Marrin fund këto. Ajo që përpiqem të bëj, Shqipërinë në një korsi të shpejtë dhe të fuqishme prodhimi. Nxitja e prodhimit në këtë vend është jetike dhe vendimtare për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të saj natyrore dhe njerëzore", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në 4 vitet që vijnë, duhet të bëjmë shumë. Së pari një model i ri i shpërndarjes së të ardhurave kombëtare. Në qoftë se në vitet 2005-2013, ne u përqendruam në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve dhe dolëm në krye të vendeve të rajonit, në gropën e madhe që krijoi Edi Rama gjatë këtyre viteve, është bërë e domosdoshme vendosja e minimumit jetik. Vendosja e minimumit jetik dhe lehtësimi i shpejtë i të gjitha vështirësive ekonomike që ndjejnë qytetarët shqiptarë. Por me vendosjen e minimumit jetik, ne i japim goditje vendimtare mjerimit. Nuk ka mjerim më me 200 euro në muaj për qytetarin. Mos harro se sot, studimet e UNICEF tregojnë se 46 përqind e shqiptarëve nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre. Dhe 18 përqind nuk u japin dot 3 vakte ushqim.
Pra, në qoftë se më parë nuk kishte minumim jetik, tani vendoset minimumi jetik për çdo qytetar. Së dyti, ndërmerret një start i fuqishëm për të dalë në krye me rrogat dhe pensionet. Natyrisht do bëhet një punë shumë e madhe për biznesin. Ne e bazojmë zhvillimin e vendit tek ekonomia dhe biznesi. Në rast se ju flisni për turizmin, do më falni por do rikujtoj pak shifrat. Në vitin 2005 ka pasur 310 mijë turistë dhe vizitorë bashkë. Në vitin 2013 ka pasur 4 milionë e 700 mijë turistë. Pra ka pasur një rritje rreth 14 herë dhe nuk ishte koha e EasyJet. Sot pretendohet se janë 10 milionë turistë. E vërteta është se në një analizë që është bërë, del se nga këta 10 milionë, afërsisht 5 milionë janë thjesht pasagjerë transit apo që nisen nga aeroporti i Rinasit. Megjithatë, edhe njëherë rikthehem, nga 10 milionë turistë të Edi Ramës, Shqipëria ka 6 milionë net fjetje. Pra, ky turizmi i tij është një piramidë mashtrimi apo informaliteti.
Ajo çka ne do bëjmë, do formalizojmë turizmin. Për sa i përket qyteteve, Edi Rama ka shpenzuar për sheshet e disa qyteteve rreth 3 miliardë euro. Ajo është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e Europës. Është vjedhur të paktën 90 përqind e shumës së investuar. Shtrim me rrasa guri dhe ka shndërruar sheshin e Tiranës, shesh në të cilin ka raste që skuqet veza. Pra, një shesh të tillë e ke vetëm në Jemen apo në shkretëtirë. Edi Rama në punët e tij publike, ka adoptuar çmime të 10-fishta krahasuar me BE. Marrin fund këto. Ajo që përpiqem të bëj, Shqipërinë në një korsi të shpejtë dhe të fuqishme prodhimi. Nxitja e prodhimit në këtë vend është jetike dhe vendimtare për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të saj natyrore dhe njerëzore.
Besoj se dy terma nuk i dëgjoni ndonjëherë në gojën e Edi Ramës, fjalën zhvillim dhe fjalën prodhim. Në qoftë se i referohet propagandës qeveritare, çdo jave ke lajme se X jaht, miliarderi dhe stërmiliarderi, erdhi në Durrës dhe darkoi apo drekoi me kryeministrin, sikur të ishin uzina të mëdha apo sipërmarrje high-tech. Kurse qendrën që shpenzuan dhjetëra miliona gjoja për high-tech te piramida e merhumit e kanë shndërruar në klube e kafene. Pra, nxitja e investimeve, krijimi i një klime miqësore, shndërrimi i Shqipërisë në një vend të fuqishëm prodhues, do të jenë objektivat e 4 viteve që vijnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd