Magazinë
Transmetuar më 12-01-2025, 21:15

Tirana është tronditur sonte nga një krim mafioz në mes të rrugës pasi autorë të panjohur hapën zjarri me armë në drejtim të një makine duke i marrë jetën personit që gjendej brenda saj në lëvizje.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje viktima e ka emrin Bujar Nasufi, raporton noa.al.

Këtë e konfirmoi dhe policia e cila tha ee sonte, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Autorët duket se kanë arritur të largohen me shpejtësi pasi e kanë qëlluar burrin hipur mbi një motor dhe pasi e vranë, u zhdukën në pak çaste duke marrë drejtimin në Selitë.

Policia tha se mbi viktimën ishte qëlluar gjashtë herë pasi në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja.

I ndjeri ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje pritet në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit