

Fredi Beleri, eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian, ka vizituar sot në spitalin e Athinës kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ai e ka vlerësuar Janullatosin duke thënë se është “babai i tij shpirtëror”, si dhe një “pikë referimi për çdo grek në Shqipëri”.
“Për mua Fortlumturia është babai im shpirtëror. Ai është njeriu që në periudhën më të vështirë të jetës sime më qëndroi pranë, erdhi dhe më vizitoi në qeli. Edhe unë erdha për të bashkuar lutjet e mia me pjesën tjetër të popullit grek për një shërim të shpejtë. Fortlumturia e tij Anastasios është njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga rrënojat. Ai ka bërë një punë të madhe dhe është një pikë referimi për çdo grek në Shqipëri", deklaroi Beleri.
Vizita e Belerit në Greqi do të pasojë me një organizim në Janinë, ku marrin pjesë deputetë dhe eurodeputetë grekë, ku do të flitet “për të ardhmen e Epirit të Veirut dhe Qipros”.
“Me ministrin S. Papastavrou dhe eurodeputetët e EPP F. Beleri dhe M. Haxhipantela, ju presim të premten, më 10 janar, ora 18:30 në Grand Serai në Janinë, për të diskutuar mbi të ardhmen dhe sfidat e Vorio Epirit dhe Helenizmit Qipriot”, njofton deputeti grek Angelos Syrigos.
Με τον τ. υπουργό Σ. Παπασταύρου και τους ευρωβουλευτές του ΕΛΚ Φ. Μπελέρη και Μ. Χατζηπαντέλα, σας περιμένουμε την Παρασκευή, 10 Ιανουαρίου, στις 18:30 στο Grand Serai στα Ιωάννινα, να συζητήσουμε για το μέλλον και τις προκλήσεις του Βορειοηπειρωτικού και Κυπριακού Ελληνισμού. pic.twitter.com/1j9KvgutEo
— Angelos Syrigos (@AngelosSyrigos) January 9, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd