Transmetuar më 08-01-2025, 12:04

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një propozik të qeverisë për të bërë një ulje modeste të çmimit të energjisë elektrike për ato familje që konsumojnë jo më shumë se 700 kilovat në muaj.

Në këtë mënyrë, nga 1 shkurti 2025 çmimi për kilovat do të ulet me 1 lek, duke kaluar nga 9.5 në 8.5 lekë për kilovat, TVSH e papërfshirë ose 10.2 lekë me tvsh.

Sipas vendimit, ky çmim i ri do të jetë i vlefshëm për konsumin deri në 700 kilovat në muaj.

Mbi këtë sasi, çmimi do të mbetet 9.5 lekë për kilovat ose 11.4 lekë me tvsh.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2025, thotë ERRE, duke sugjeruar kështu se dhe kjo ulje kaq modeste, mund të aplikohet vetëm për 11 muaj. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit