Transmetuar më 06-01-2025, 16:17

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas shortit të hedhur, partitë kryesore politike kanë marrë numrat përkatës në fletëvotim.

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e renditur me numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 131, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 124. Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate është renditur me numrin 137 në fletëvotim.

Lista e Partive politike dhe numrave të rënë në short:

138. Partia Fjala

137. Nisma Socialdemokrate-AAK, Forumi Intelektual E-30, Lista Konservatore

136. Opre Roma Kosova

135. Koalicija Vakat

134. Kosova Demokratik Türk Partisi

133. Srpski narodni pokret

132. Za Slobodu Pravdu i Opstanak

131. Partia Demokratike e Kosovës

130. Yenilikçi Türk Hareket Partisi

129. Koalicioni për Familje

128. Fatmir Bytyqi

127. Socialdemokratska Unija-Sdu

126. Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda

125. PDAK-LPB

124. Lidhja Demokratike e Kosovës

123. Partia e Ashkalinjëve

122. Kosova Adalet Türk Partisi

120. Partija Kosovskih Srba

119. Nova Demokratska Stranka

118. Lëvizja Vetëvendosje

117. Partia Balli Kombëtar Demokrat shqiptar

116. Srpska Demokratija

115. Partia Liberale Egjiptiane-PLE

114. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

113. Jedinstvena Goranska Parija

112. Lista Serbe

111. Inciativa e Re Demokratike e Kosovës- IRDK

Ky short përcakton renditjen e këtyre subjekteve për zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë votuesve të identifikojnë më lehtë partitë e tyre të preferuara. Tërheqja e shortit ka ndodhur pas certifikimit të listës së votuesve nga KQZ, që ka përfshirë gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, me 1 milion e 970 mijë e 944 votues brenda Kosovës dhe 104 mijë e 924 votues jashtë vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit