Magazinë
Transmetuar më 26-12-2024, 11:45

Fjalë befasuese nga Hugo Orlando Gatti, 80-vjeçari i njohur si “El Loco”. Ish-portieri i Boca Juniors dhe pjesëmarrës në Kupën e Botës me Argjentinën më 1966, dha një intervistë për gazetën “La Nación”, ku kritikoi bashkëkombësin e tij: "Messi nuk më pëlqen, ai luajti në një futboll të lehtë. E shihja atë te Barcelona, ku i jepnin gjithçka. Askush nuk i jepte një goditje, kishte një ekip të mrekullueshëm që luante për të".

Kur u pyet nëse mendon se Messi do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, ai shtoi: "Mund t’ia arrijë, por me të Argjentina do të jetë një lojtar më pak. Qysh sot është tashmë një lojtar më pak, ngaqë luan futboll në SHBA”.

Gatti, gjithashtu mendon se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi: "Cristiano është një fenomen, edhe i kufizuar është më i mirë se Messi. Them i i kufizuar, sepse nuk i ka pasur kushtet e Messit, por ka luajtur në ekipet më të mira në botë.

Është më e vështirë të luash në disa liga, më të mirat e Europës, sikurse ka bërë CR7, dhe të shkëlqesh kudo. Atje të sulmojnë të gjithë, të ndjekin, të rrëzojnë. Po Messi, ku ka luajtur? Te Barça dhe te kombëtarja argjentinase. Messi nuk u sfidua për të luajtur në ekipe të tjera, në vende të tjera. Dhe kishte mundësi, apo jo?"

Në fund, ai zbeh meritat e Messit në fitimin e Kupës së Botës në “Katar 2022”: "Nuk mori asnjë goditje. Në futboll, nëse të lejojnë të luash, siç thoshte Alfredo Di Stéfano, luan çdo ditë. Këtë e tha Alfredo Di Stéfano, që në hierarki vinte direkt pas Pelés. Ndërsa Maradonën e vrisnin me goditje, Messit nuk i ndodhi kurrë ky lloj trajtimi i egër nga kunërshtarët. Diegon e godisnin, rrëzohej dhe ngrihej përsëri. Messi, nëse binte, qëndron aty".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit