

Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin; më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në në gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi përmanent verior; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd