TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha sot për mediat se Apeli i Gjykatës së Posaçme i ka hequr sekuestron banesës së nënës së saj. Kryemadhi deklaroi se vilat e sekuestruara janë të ligjshme, ndërsa njoftoi se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për banesën e saj.
“Prokurori e pranoi që banesat ku unë banoj janë përfituar në mënyrë të ligjshme, gjyqtarja për mamanë time që cila akuzohej se kishte marrë një kredi në 2010 ia liroi banesën e saj, ndërsa për mua vazhdon të jetë nën sekuestro, do e apeloj, unë jam bashkëpunëtore në inceneratorin e Tiranës, është hakmarrje, unë dhe mamaja, unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim, një shtëpi në bllok është marrë me kredi. Vetëm lexoi vendim të shkurtuar, prokurorët ngritën arsyet e bashkëpunimit të mamasë sime me Ilir Metën për korrupsion , që nga video e Dritan Priftit, ka bashkëpunuar për të blerë banesën, do bëj rekurs në gjykatë të lartë. Unë kam jetuar gjithmonë me nënën time, kur kam ngelur shtatzënë me vajzën, ishim si dy të rinj që çfarë fluturon haet. Më pas m’u sëmur babai. Kemi jetuar bashkë që nga ‘98-a.”, tha ajo.
Ndaj deputetes së PL-së, është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, pasi është aktualisht nën hetim për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd