Transmetuar më 17-12-2024, 10:22

Kryeministri Edi Rama thotë se konferenca e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ka ardhur falë mbështetjes së vendeve anëtare.

Nga Brukseli, në konferencë për shtyp, Rama deklaroi se ambicia është që negociatat të mbyllen në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi të realizohet brenda kësaj dekade.

Rama: Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim, bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet dialogut të përbashkët, ne presim, siç e kam thënë që të hapim grupkapitujt, por nuk po e gënjejmë veten, ka për të qenë punë e vështirë, duhet të përmirësojmë çdo hap. Prandaj e vlerësoj shumë këtë proces. Ndihmon vendin të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Për këtë grupkapitull që kemi hapur sot, nuk është fort e vështirë, Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE, sa i përket diplomacisë, sigurisë. Shqiptarët janë mbështetës për këto politika. Ne duam të martohemi me BE. Të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim mbrapa, vetëm rrugë përpara. Duhet t’i japim shqiptarëve atë që presin, po e presin me shekuj. Po sjell një fjali emblematike të poetit tonë kombëtar, poeti i Rilindjes sonë, ka shkruar që për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon, në perëndim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit