Magazinë
Transmetuar më 13-12-2024, 10:45

Kanë dalë rezultate e ekspertizës së bërë për gjurmët e gjetura në thikën që u gjet disa ditë pas vrasjes së Martin Canit, muajin e kaluar pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë.

Në aktin e ekspertimit thuhet se u gjetën dy profile ADN-je. Sipas të dhënave, një prej profileve përputhet me viktimën Martin Cani.

Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të të plagosurit Luis M.

Ekspertiza evidenton gjithashtu se thika është përdorur nga një person i vetëm dhe se ai është i vetmi i dyshuar nën arrest, Mario P.

Akt ekspertimi thotë se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë Martinin dhe për të plagosur Luisin.

Disa ditë më parë policia doli me verison zyrtar se autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit.

Sipas policisë, autori ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit.

Çfarë tha policia për vrasjen e Martinit, provat e reja

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit