Magazinë
Transmetuar më 11-12-2024, 23:04

ITALI – Festë bardhezi në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi ka fituar kundër kampionëve të Anglisë së Manchester Cityt me shifrat 2-0. Në minutën e 53-të të takimit, pas këmbënguljes së gjatë të vendasev, Dusan Flahovic e kalon topin përjtej vijës fatale. Portieri Ederson arrin të ndërhyjë, por jo në kohën e duhur, pasi çipi në top dha sinjal që ishte kaluar vijën. Juventusi nuk tërhiqet, pëkundrazi realizon një go të mrekullueshëm me McKennie-n, 2-0. Dhe me këto shifrat përfundoi i gjithë takimi.

Ndërkohë Barcelona bën mrekullinë në “Signal Iduna Parl” përballë Dortmundit. Në minutën e 53-të realizon brazilianin Raphinha. Barazon shumë shpejt Dortmundi me një penallti të kthyer në gol nga Guirassy, por "blaugranat" e rikthyen epërsinë falë golit të Ferran Torres. Sërish Barcelona nuk di të ruajë avantazhin, pasi shumë shpejt Gruirassy realizon të dytin personan për rezultatin 2-2. Vijon spektakli në këtë ndeshje me Ferran Torres që shënon sërish, duke kthyer për herë të tretë epërsinëne e "blaugranave".

Një fitore mjaft e rendësishme kjo për skuadrën e Flick që po kalonte një moment jo të mirë.

Një fitore të rendësishme ka arritur edhe Milani përball Cervena Zvezdës me shifrat 2-1. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Leaos në pjesën e pare, ndërkohë që në të dytën skuadra serber rikthen barazpeshën. Në minutat e fundit Fonseca vendos të aktivizojë të riun Camarda i cili shndërrohet në protagonist pasi goditja e tij devijohet nga portiere për të përfunduar në traverse, aty përfiton Abraham dhe 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt kalon kuqezinjtë në avantazh 2-1, rezultat që mbeti i tillë deri në fund.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit