Transmetuar më 10-04-2025, 09:23

Tiranë, 10 Prill 2025– Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi në Rrugën e Dibrës, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.

Si pasojë e hetimeve të shpejta, autoritetet kanë lokalizuar dhe shpallur në kërkim F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 29 vjeç, duke e plagosur në këmbë. G. H. mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit dhe për përfundimin e hetimit të plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit