Magazinë
Transmetuar më 10-12-2024, 11:58

Sherr në sallën e gjygjit në GJKKO.

Këtë të martë, po mbahet procesi gjyqësor “Plumbi i artë”, ku po dëshmon i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Seanca po zhvillohet mes tensioneve të shumta, pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke i ndërprerë dëshminë.

I akuzuari, Petrit Qoli i është drejtuar me fjalët: “Nuredin Dumani, krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës time”.

Nuredin Dumani: Dorjan Shkoza na jep info per nje komshiun e vet në shijak për ta grabitur. Erdhi dhe Talo Çela per te pare vendin, menduam se do mernim 500 mije euro. Agron Qafa, Talo, Gent Sharra dhe nje person qe quhet ‘Qimja’. Kemi shkuar ne 4 te mengjesit. Ishim te gjithe me arme, me kallshnikov. Une me Talon hapem deren me shkelm. Perballe kishim nje grua te vjeter dhe filluam u shperndame. Tek dhoma e gjumit gjetem nje grua me dy femije, i zume gojen asaj gruas dhe i thashe mos fol se nuk te prekim. Gjetem nje kuti druri dhe morem unazat dhe nja 2-3 mil lek. Dolem qe aty ikem.

Rast tjeter me te njejtet perosna ishte ne Kavaje. Jemi orgënizuar une, Ilirjan Feci, Gent Sharra dhe Talo Çelo. Me audi te vjeter, dhe shtëpinë e Feçit e kishim si baze. Kemi shkuar afer shtepise, ne nje pallat te vjeter. Edhe e pritem viktimen qe do grabisnim. Kisha kapale dhe nje maske te thjehste, i ra talo me leve ne surrat 2-3 here. Ra ne toke dhe nuk fliste dot se iu thye nofulla. Kishte nje çante me vete ia mora dhe ikem me vrap. Kemi mare diku tek 20 mil leke.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit