Transmetuar më 09-12-2024, 17:41

Gëzim Sveçla, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë pas një akti që ai e quan simbolik teksa shkuli mikrofonat e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ky veprim, sipas tij, ishte një mënyrë për të denoncuar një “pazar të madh” në qytet, siç e ka përshkruar ai në një postim në Facebook.

Sveçla theksoi se veprimi i tij ishte një akt simbolik për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe për të kërkuar barazi.

“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di? Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë. Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë! Shihemi!”, ka shkruar Sveçla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit