
10:38 | Kishin përshtatur tabakinot për shitje droge dhe mallrash kontrabandë, arrestohen tre persona në Vlorë
- 10:38 | Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- 10:29 | 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- 10:19 | Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 10:14 | Nëna e ish të dashurit nuk e donte Ilarian në shtëpi: Ma shpërqendronte djalin!
- 10:11 | Pas vr’asjes së Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënimin me vdekje
- 08:56 | Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
- 08:55 | Motta: Duhej më shumë kohë dhe më pak dëmtime, por nuk dështova te Juventusi
- 08:41 | Kursi i këmbimit valutor 21 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- 08:29 | Afta Epizotike/ Austria mbyll nga sot pikat kufitare me Sllovakinë dhe Hungarinë
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi i Paolo Fox – 4 Prill 2025: Si ndikojnë sot yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie
- 3 shenjat me më shumë fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 4 Prill 2025 (sipas Paolo Fox)
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme – 4 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e premte 4 Prill 2025
- E pabebsueshme! Gjendet oqean i fshehur 660 km nën mantelin e Tokës. Shkencëtarët: Është tre herë më i madh se sa oqeanet e sipërfaqes të marra së bashku
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Shkoi në shtëpinë e tij për ti kthyer rrobat pas ndarjes, filipinasi rrëfehet para hetuesve pse e vrau Ilaria Sulën
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar sot një skemë kriminale, siç tha ai duke akuzuar zv.kryeministren dhe ministren e Infrastukturës dhe Energjes për abuzim me fondet publike në një projekt për energjinë elektrike.
Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ministrja Balluku ka përdorur, sipas tij, nevojën jetike të vendit për energji elektrike për të prodhuar atë që e quajti një skemë kriminale, e cila gati trefishon kostot e projekteve energjitike.
“Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro”, tha kreu i Grupit të PD-së.
Bardhi u shpreh se koastoja për projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro.
Deklarata e plotë:
Këto ditë ju keni parë spektaklin e dhënë nga qeveria në lidhje me buxhetin për vitin e ardhshëm. Propaganda se sa mirë kujdeset qeveria për pensionistët, për fëmijët, të rinjtë, fermerët, për njerëzit e punës do t’ju shoqërojë deri në fundin e vitit. Por, ju lutem, sa herë të shihni një spektakël të tillë, refuzojeni!
Është propaganda e korrupsionit, që vjedh çdo ditë nga taksat tuaja, nga djersa juaj, vjedh çdo ditë të ardhmen e fëmijëve tuaj!
Kjo nuk është një akuzë politike e një partie kundër një tjetre.
Nuk është një sulm i një kundërshtari politik kundër një tjetri.
Është realiteti sesi abuzohet me paratë publike.
Një rast flagrant sesi qeveria e Edi Ramës ju vjedh sy për sy.
Një projekt, në dukje i parëndësishëm për vëmendje publike, por që tregon sesi Ministrja e Energjisë, Belinda
Balluku, përdor nevojën jetike të vendit për energji elektrike për të prodhuar një skemë kriminale që gati trefishon kostot e projekteve energjitike.
Rasti që do të bëj sot publik mban nga fillimi në fund firmën e Belinda Ballukut. Një shkelëse përsëritëse e ligjit, e cila duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pa humbur kohë dhe duhet dërguar para drejtësisë.
Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro.
Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro.
Rritje fiktive e kostos duhet të ketë ndodhur me shumë e shumë projekte të tjera në varësi të Belinda Ballukut apo ministrave të tjerë të qeverisë së Edi Ramës, por sot po sjell faktet për abuzimin me fondet publike në projektin energjitik të KESH-it.
Nën varësi të Belinda Ballukut, KESH lidhi një kontratë për ndërtimin e impantit fotovoltaik të digës së Zadejës për 8.13 milionë euro ose sa 97% e fondit limit.
Është bërë krejt e zakonshme për qeverinë e Edi Ramës që fituesit e tenderave janë të paracaktuar dhe nuk kursehet pothuajse asgjë.
KESH-i e lidhi këtë kontratë 2-3 herë më të shtrenjtë sesa vlera reale e punimeve të saj, në gusht të vitit të kaluar, pasi projekti kishte marrë miratimin paraprak të Belinda Ballukut. Sipas ligjit, Ministrja e Energjitikës ka detyrimin e njohjes së çdo projekti të tillë shtetëror ose privat, për të cilin jep miratimin ose e refuzon atë.
Në këtë rast, Belinda Balluku e ka miratuar projektin shtetëror për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, duke vënë firmën në një projekt që doli në tender me vlerë 8.3 milionë euro, kur ndërkohë, një projekt tjetër, thuajse binjak me këtë shtetërorin, u kushtoi investitorëve privatë jo 8 milionë euro, por vetëm 3 milionë euro.
Partia Demokratike i ka vënë në dispozicion SPAK-ut dokumenta që provojnë se njëra nga kompanitë fituese në projektin shtetëror të impinatit fotovoltaik prej 8 milionë eurosh, kur ka realizuar projekte për privatë, projekte akoma më të ndërlikuara se ai i KESH-it, e ka nxjerrë çmimin 365 mijë euro për Megavat. Ke njëjta kompani, kur ka punuar për KESH-in e Belinda Ballukut dhe Ergys Verdhos e ka nxjerrë çmimin gati tre herë më të lartë, rreth 985 mijë euro për megavat.
Cili është shpjegimi që e njëjta kompani, i njëjti projekt, madje edhe më i vështirë, kur paguhet nga privati, kushton gati 3 herë më pak se projekti shtetëror?
Ka vetëm një shpjegim. Tek privati nuk vidhet. Në shtet, tek Ministria e Belinda Ballukut, me firmën e saj, me klanin e saj, vidhet rëndshëm. Vidhet gati 3- fishi i projektit.
Në dokumentet që ia kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme disa ditë më parë kam vënë në dukje se Belinda Balluku, si Ministre, dhe Ergys Verdho, si drejtor i KESH-it, e kanë lejuar këtë dëm ekonomik me vetëdije dhe me dashje të plotë, pasi ata kanë patur informacion për diferencën e madhe të çmimit, rreth 5 milionë euro. Në të paktën dy herë, ligji ngarkon Ministren të japë miratimin paraprak për ndërtimin e projektit dhe, më pas, t’i propozojë qeverisë miratimin e tij përfundimtar.
Pra, Belinda Balluku, është e detyruar me ligj të dijë kostot e projekteve që nga fillimi, kur propozohen, deri në fund, kur i çon për miratim në qeveri. Asnjë justifkim nuk mund ta mbrojë nga ligji Belinda Ballukun.
Është në përgjegjësinë e SPAK-ut të gjëjë se në xhepat e kujt kanë shkuar 5 milionë eurot plus në projektin e fryrë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës.
Njerëzit janë aty, duhet t’i hetojë, zyrtarë shtetërorë dhe individë privatë qofshin, të cilët zhvatin para nga shqiptarët. Majfton të ndiqen paratë dhe hetimi do t’i çojë prokurorët në zyrën e numrit 2 të qeverisë.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka detyrimin ta hetojë këtë aferë fare të qartë korruptive pa iu nënshtruar presionit dhe pa vonesa. Dosja është aty, përmban çdo fakt, çdo dokument dhe nuk lë shteg për asnjë zvarritje.
Po kaq e plotë me prova dhe fakte është edhe dosja tjetër që kemi dorëzuar disa javë më parë, ku dokumentohet zyrtarisht sesi Belinda Balluku qendron në krye të një prej skemave më korruptive, atë të shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike. Ky është një abuzim skandaloz, që llogaritet, më e pakta 180 milionë euro çdo vit. Përfitime në shkelje të ligjit që, me miratimin e Belinda Ballukut, u shpërndahen 4-5 kompanive private. Po aq tronditëse është afera tjetër e denoncuar në SPAK për Tunelin e Llogarasë, ku rezulton e provuar jo vetëm paracaktimi i kompanisë fituese, por edhe shtimi i vlerës në mënyrë fiktive me 50 milion euro.
Të tre këto janë çështje ku SPAK-u ka shansin për të kapur peshkaqenët dhe hijenat e qeverisë. Derisa të vijë dita e zgjedhjeve dhe shqiptarët të vendosin me votë, babëzinë e tyre mund ta ndalë vetëm drejtësia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd