
22:43 | Horoskopi i Paolo Fox për të martën 8 prill 2025
- 22:38 | Tirana fiton derbin me Partizanin. Ka shpresë për mbijetesë!
- 22:29 | Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone duke filluar nga muaji maj
- 22:19 | Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 8 prill 2025
- 21:37 | ‘Do vish me mua tani’! Burri tenton të rrëmbejë 8-vjeçarin pranë shkollës fillore
- 21:28 | Aksident i rëndë tek ‘Ura e Gjoles’
- 20:44 | Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gjakun pasi e vrau
- 20:05 | Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit
- 19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Ervin Salianji, letrën e radhës nga burgu, e sjell në formën e një manifestimi për “drejtësi”, sikurse shprehet ai.
Në nisje të letrës së tij, ish-deputeti tregon kushtet e qelisë numër 6 në burgun e Fierit, ku thotë se është ftohtë dhe ka lagështi. Megjithatë, thotë ai, situata më e vështirë është jashtë, teksa flet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, që sipas tij, “tregon dështimin e gjithë qeverisë bashkë me strukturat që ka në varësi”.
Salianji më tej kërkon bashkimin e shqiptarëve për të ndryshuar situatën, duke bërë kështu edhe një thirrje për pjesëmarrje në protestën që opozita ka njoftuar të hënën pasdite, në 26 nëntor.
Ervin Salianji: Për ta ndryshuar situatën, duhet të qëndrojmë, të rezistojmë, të ngremë krye Shkurtimi i ditës, i ftohti dhe lagështira nuk e kursejnë këtë anë ku është vendosur burgu i Fierit dhe as qelinë nr 6. Këto kushte atmosferike nuk e bëjnë aspak më të mirë një dënim politik. Por, edhe më të rëndë e sjell atmosfera jashtë. Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shqipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq.
Teksa parakalon rëndshëm propaganda qeveritare sikur në polici dhe në Ministrinë e Brendshme po bëhet nami me konkurse e ndryshime, pasiguria për jetën ka shkuar në skaj.
Vrasja e 14-vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin. Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e Martinit. Ama në ekran pashë se i ati dhe e ëma u shfaqen me një kurajo të jashtëzakonshme. Dhe me një mesazh frymëzues. As histeri, as thirrje për hakmarrje. Dhe patën edhe empati, kur thanë se edhe prindërit e autorit s’duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë baba nuk do që i biri të bëhet kriminel. Kërkuan drejtësi.
Ky ishte një prej manifestimeve më prekëse dhe më ndikuese besoj në opinion në kohët e fundit. Po ashtu dhe protesta që prindër dhe qytetarë bënë të enjten, marshimi i tyre nga vendi i ngjarjes tek Ministria e Arsimit, ku një ogertë u shfaq në një dritare për të kujtuar këdo se sa arrogante dhe e pandjeshme është rilindja.
Mësohet se fjala “Manifestim”, ka dalë më e popullarizuara, më e kërkuara në botë, sipas fjalorit britanik “Cambridge Dictionary”. Në fusha të ndryshme, ka kuptim të ndryshëm. Ne si shoqëri në gjendjen ku jemi, kemi nevojë për sensin, manifestim, për të shprehur, për të kërkuar, për t’i dhënë zë asaj që aspirojmë, asaj që duam, asaj që meritojmë.
Europa ku duam të shkojmë, duket kaq larg me aktet që bën sot qeveria e kryeministri. Vetëm një grimë, një hije, një tentativë reduktimi i lirisë të ketë, në një vend normal të kontinentit dhe në perëndim, do të shohësh që kjo do të shoqërohej me manifestime masive.
Edhe pse sot pranohet nga shumë studiues se rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia.
Tek ne kjo është edhe më e theksuar për fat të keq. Dhe është po ashtu, terreni më i mirë për sunduesin që ka qejf ta shfaqë veten si artist.
Unë shpresoj se manifestimi, revolta, do ta gjejë humusin dhe tek ne dhe do të popullarizohet. Nëse duam një vend normal, duhet ta kërkojmë atë.
Nëse duam zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të manifestojmë për to. Nëse duam në fund të fundit drejtësi, duhet të gjakojmë për drejtësi.
Asgjë nuk vjen vetë. Aq më keq po t’ia lësh në dorë qeverisë dhe kryeministrit. Ai ka treguar se zgjedh banditin dhe trafikantin ndërkombëtar të drogës, përpara çdokujt tjetër. Dhe për të mbrojtur një të tillë, sajoi farsën më të paprecedentë gjyqësore, dhe urdhëroi dënimin tim me 1 vit burg.
Kjo erdhi, pasi unë bëra një manifestim. U shpreha, me zë të lartë kundër drogës, kundër kanabizimit, kundër krimit, kundër lidhjes së krimit me Ministrin e Brendshëm, me qeverinë, po në 11 vitë luftova e do vazhdoj të luftoj duke denoncuar modelin e kriminelit që kontrollon institucionet duke u kthyer në model për shoqërinë! Atë që shoqëria duhet ta izolojë Edi Rama e promovon, e ate që duhet ta prokovojë shoqëria si model qeveria e mënjanon dhe e syrgjynos.
Duke parë pasojat, dikush mund të mendojë se manifestimi qenka me kosto. Por, padyshim se më e lartë është kostoja e heshtjes, e qendrimit mënjanë.
Të gjitha paudhësitë e të keqijat, të gjitha të ligat e qeverisjes që kemi, e planeve djallëzore për ndarjen e pasurive dhe të buxhetit të shtetit me klientelë, përvetësimi dhe grykësia e madhe ministrore, këtë dëshiron. Që të mos ketë manifestim e revoltë! Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd