Magazinë
Transmetuar më 22-11-2024, 18:51

BELSH- Një aksident i rëndë është rregjistruar gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot të bashkisë së Belshit. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Belesh-Kuçovë në fshatin Dragot. Gjithashtu bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin Henric Xherimeja 21 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Po ashtu në makinë ndodheshin pasagjerë edhe shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e rrethit të Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit