Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 20-11-2024, 08:23
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj nis sot konsultimet me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.
Presidenti Begaj do presë sot në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Dashamir Shehin e LZHK. Takimet do të nisin në 10:00, ndërsa në 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PLL.
Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvillojë më 25 nëntor. Ndërsa, nesër pret në zyrë përfaqësues nga Partia e Lirisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd