
23:31 | Milan vetëm barazim
- 23:30 | Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dy vendet e vetme evropiane që kanë një arsenal bërthamor
- 23:11 | Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
- 22:57 | A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI?
- 22:53 | Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- 22:50 | Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- 22:12 | Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- 22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot

Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra penale në Vlorë, “drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “vjedhje”. Masa që u mor ishte “shërbim prove”. Qytetari e theu këtë masë dhe më pas kapet dhe hetohet në gjendje të lirë.
Në Durrës kryen një tjetër vepër penale “grabitje me dhunë” dhe dënohet 6 vite, nga të cilat kryen 4 vite e 5 muaj. Më pas lirohet nga amnistia. Për dy veprat e para, gjykohet gjatë kohës, që po vuante dënimin, në vitin 2021 dhe Gjykata e Vlorës vendos ta dënojë dy muaj dhe 4 muaj për dy veprat.
“Në vitin 2019 ndalohem nga Policia Rrugore për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, dal me ‘detyrim paraqitje’ pastaj ma konvertojnë me ‘shërbim prove’, të cilën unë e theva. Pas disa kohësh më shpallën në kërkim për vjedhjen e një motori këtu në qytetin e Vlorës. Shkoj në Durrës dhe më kapin këta të policisë së Vlorës dhe më hetojnë në gjendje të lirë, më nxjerrin dhe më hetojnë në gjendje të lirë. Në datën 25 Nëntor po të atij viti, 2019-ës, në qytetin e Durrësit unë kryej një tjetër vepër penale, ‘vjedhje me dhunë’ ose ‘grabitje’ dhe dënohem nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet në Shkallë të Parë, me 6 vjet dhe në Apel. Më pas transferohem në Rrogozhinë ku kryej atje 2 vjet e 4 muaj, në total 4 vjet e 5 muaj,” thotë për mikrofonin e emisionit “Stop” Silard Allushaj.
Gazetarja: Silard pse na ke thirrur sot?
Silard Allushaj: Këto 2 vendime që unë kam pasur një “shërbim prove” dhe tjetrën “gjendje të lirë” unë jam gjykuar gjatë kohës që unë po vuaja dënimin në paraburgimin e Durrësit për veprat penale që kisha kryer në Durrës, vij këtu në Gjykatën e Vlorës me përcjelljen e policisë së burgut, kam marrë pjesë në çdo seancë dhe jam dënuar: 6 muaj tek një vendim dhe 2 muaj tek vendimi tjetër.
Silardi thotë, se pasi lirohet nga burgu, shkon në komisariatin e Vlorës, ku çon vendimin e lirimit.
Gazetarja: Ndërkohë ti në vitin 2021 vuaje dënimin për veprën e tretë?
Silard Allushaj: Po për veprën e tretë dhe më të rëndën. Lirohem, marr fletën që më dorëzoi burgu dhe sipas ligjeve e dorëzoj në komisariat brenda 72 orëve dhe vazhdoj jetën, punën normal si gjithë njerëzit e tjerë për një jetë më ndryshe sepse nuk doja t’i kthehesha më të kaluarës sime.
Silard Allushaj tregon, se 6 muaj pasi lirohet arrestohet për dy veprat e para dhe i thuhet, se kishte 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që ai ishte në burg. E çojnë në Kosovë të Lushnjës, ku qëndron 14 ditë. E liron gjykata, por tani Silardi ka frikë se prokurorja mund të bëjë ankimim, pasi në gjykatë ishte shprehur, se Silardi i ishte shmangur drejtësisë. Ndërkohë ai ishte në burg.
Silard Allushaj: Në datën 13 Tetor të 2024-ës më arrestojnë duke më thënë që unë kam 3 vite e gjysmë në kërkim. Rezultoja 3 vite e gjysmë në kërkim në Komisariatin e Vlorës kur unë kisha 6 muaj që isha liruar nga burgu.
Gazetarja: Për çfarë të arrestojnë?
Silard Allushaj: Më arrestojnë sepse Komisariati i Vlorës më ka shpallur në kërkim unë duke qenë në burg, duke vuajtur dënimin dhe në datën 13 më arrestojnë më mbajnë 4 ditë këtu në komisariat dhe më transferuan në Kosovën e Lushnjës ku bëra gati 13-14 ditë burg. Duhet kaq shumë kohë, 14 ditë për të verifikuar që unë kam qenë në burg dhe derisa bëri kërkesën avokati në gjykatë, e cila urdhëroi lirim të menjëhershëm për mua. Por kush më jep garanci mua që prokurorja kur të vijë vendimi i arsyetuar nga gjykata, atëherë fillon afati i animimit nga ana e prokurores, kush më jep garanci mua që prokurorja nuk do e ankimojë dhe pas 3-4 vitesh mua do të më arrestojnë përsëri dhe do më thonë që ke 4 vite në kërkim. Prokurorja pretendoi se unë i isha shmangur drejtësisë dhe nuk donte që unë të lirohesha, por ta vuaja këtë dënim. Nuk kam dalë me mashtrim, as nuk jam arratisur e as gjë. Për këtë 14 ditshin mua më ka prishur shumë punë, familja është stresuar, nëna ka filluar përsëri ilaçet e zemrës. Mua vetë më ka stresuar, nga puna më pushuan.
Silardi shprehet, se nuk kërkon dot as dëmshpërblim, vetëm të qartësohet pozicioni i tij. Në Komisariatin e Vlorës, pasi është liruar, Silardi vazhdon në jetë në kërkim.
Gazetarja: Ti e ke menduar të kërkosh dëmshpërblim nga gjykata?
Silard Allushaj: E kam menduar, por këta i kanë kopsitur ligjet aq bukur saqë edhe po të të marrin e të fusin në burg kot nuk ia vlen që t’u shkosh nga mbrapa sepse është deri në 2000 lekë të reja dëmshpërblim për një ditë burg, ndërkohë që ato 2000 lekë këta t’i japin pas 4-5 vitesh që zvarrisin seancat në Gjykatën Civile dhe shuma që unë mund të përfitoj është gati 240 mijë lekë të vjetra, kurse shuma që unë kam harxhuar për këto 14 ditë shkon deri në 1 milion e gjysmë të vjetra.
Pasi “Stop” u interesua, Silard Allushajt i thonë se do ta heqin nga kërkimi.
Qytetari: Jam person në kërkim, apo jo?
Punonjësja: Ku të të kontrolloj unë ty?
Qytetari: Në sistem, kush mund ta shikojë, që jam në kërkim, apo jo?
(Punonjësja qesh)
Qytetari: Jo për Zotin, e kam seriozisht. Unë erdha këtu në 26 Prill, dy ditë pasi u lirova nga burgu, dorëzova vendimin e amnistisë, që u lirova nga burgu. Më arrestuan, sepse kisha 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që unë isha në burg.
Punonjësja: Ja një sekondë, të marr shefen e kërkimit! Kush ta ka pasur çështjen, kush OPGJ?
Qytetari: Tani, që më arrestuan? Një djalë, Ersild.
Punonjësja: Xhuveli?
Qytetari: Po!
(Punonjësja flet me shefen e kërkimit.)
Punonjësja: Mirë zemra, rrofsh! Po që t’ia heqë ai, duhet të ta bëjë ty kërkesën! Po hiqesh tani nga kërkimi. Ka ardhur, tani i ka vajtur shefes së kërkimit. Qytetari: Po hiqem tani nga kërkimi?
Punonjësja: Po!
Qytetari: Po të më kishin kapur dje?
Punonjësja: Do bëheshin verifikimet dhe do të nxirrnin direkt. Do vinte shefja e kërkimit në çdo lloj ore. Do të heqin! Mirë? Vazhdo i qetë!
Avokati Arben LLangozi tregon shkeljet e policisë në këtë rast dhe shkeljet e prokurorisë, pasi sipas tij, nuk ka pasur një kontroll dhe koordinim në këtë rast, duke penalizuar qytetarin.
Arben LLangozi: U njohëm me rastin kemi një shkelje të rëndë nga Policia e Shtetit sepse siç dihet urdhrat e ekzekutimit të nxjerra nga prokuroria, çfarëdolloj prokurorie nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, e mbasi kryet një procedurë kërkimi për një person atëherë shpallet në kërkim. Në rastin aktual Policia e Shtetit nuk ka bërë kërkimin e duhur dhe shpallja në kërkim është bërë në shkelje të hapur të ligjit, gjithmonë këto urdhra kërkimi janë nën kontrollin e organit të akuzës, pra kemi neglizhencë të të dyja institucioneve, të cilët nuk kanë rakorduar për personin që ka qenë duke vuajtur dënimin. Policia në momentin që ekzekuton një masë qoftë arrest në burg, apo qoftë dhe një masë dënimi në sistemin e saj TIMS, ajo detyrimin ligjor që të shënojë se në këtë datë u ekzekutua ky lloj vendimi dhe është ekzekutuar komplet apo pjesërisht, apo varet se si është urdhërua nga kërkimi i gjykatës. Në rastin aktual ky akordim nuk ka ndodhur nga institucionet shtetërore, unë vlerësoj se kemi një shkelje shumë të rëndë nga Policia e Shtetit./ TvKlan
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.