Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 05-11-2024, 11:34
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, teksa po inspektonte punimet për pastrimin e kolektorit të qytetit në zonën e Perashit, i është përgjigjur edhe zërave se ka dhënë dorëheqjen pasi u thirr në SPAK.
Ai është shprehur se në prokurori ka dhënë shpjegime normalisht, duke shtuar se do të vijojë punët për qytetin.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë’, tha Beci.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd